Lajme nga zvicraMësuesi ngacmonte nxënësën në Whatsapp, gjimnazi në Cyrih rastin e konsideroi “me pak rëndësi"
2 min čitanja
Lajme nga zvicra
Mësuesi ngacmonte nxënësën në Whatsapp, gjimnazi në Cyrih rastin e konsideroi “me pak rëndësi"
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një mësues në një gjimnaz në kantonin e Cyrihut ka mbajtur për muaj të tërë një kontakt të ngushtë me një nxënëse të mitur, duke i dërguar më shumë se 3 mijë mesazhe në WhatsApp dhe gjithashtu e ka telefonuar vonë në mbrëmje, duke u takuar me të jashtë orarit të shkollës. Prindërit e vajzës, të cilës mediat i kanë ndryshuar emrin për ta mbrojtur identitetin, e raportuan rastin menjëherë te drejtoria e shkollës dhe bënë edhe kallëzim penal. Sipas raportimeve, shkolla fillimisht nuk ndërmori masa. Vetëm disa javë më vonë, pas ndërhyrjes së avokatit të familjes, mësuesi u pezullua përkohësisht dhe iu ndalua hyrja në ambientet e shkollës. Ndërkohë, ai tashmë është lejuar të rikthehet në ambientet e shkollës, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi. Prindërit e nxënëses kritikojnë ashpër reagimin e institucionit, duke e konsideruar atë shumë të vonuar. Hetuesit kanë shqyrtuar 188 faqe me biseda në WhatsApp. Sipas raportimit, në komunikimet e siguruara nuk janë gjetur përmbajtje seksuale eksplicite. Megjithatë, autoritetet po shqyrtojnë nëse është kryer ndonjë vepër penale dhe për mësuesin vlen prezumimi i pafajësisë. Rasti ka hapur edhe një debat mbi kufijtë e marrëdhënieve mes mësuesve dhe nxënësve të mitur dhe se kur një kontakt i tillë kalon kufirin profesional./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.