Rainer rudolphRudolph: Pas zgjidhjes së krizës institucionale, pres energji të re në agjendën evropiane të Kosovës
2 min čitanja
Rainer rudolph
Rudolph: Pas zgjidhjes së krizës institucionale, pres energji të re në agjendën evropiane të Kosovës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka thënë se zgjidhja e krizës institucionale i ka krijuar Kosovës mundësinë për të rifilluar në mënyrë aktive ndjekjen e agjendës së saj evropiane.Rudolph i bëri këto deklarata të mërkurën në mbrëmje, gjatë pritjes së organizuar me rastin e “Ditës së Bashkimit Gjerman”.Ai tha se pret që me krijimin e institucioneve stabile të ketë një bashkëpunim më të fuqishëm dypalësh mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe hapa të rinj në procesin e integrimit evropian.“Pas zgjidhjes së krizës institucionale, pres me padurim të punoj me energji të re, si në bashkëpunimin tonë dypalësh, ashtu edhe në agjendën evropiane të Kosovës. Duke krijuar institucione stabile, vendi tashmë e ka vendosur veten në pozitë që ta ndjekë sërish në mënyrë aktive këtë agjendë”, tha Rudolph.Megjithatë, ambasadori gjerman paralajmëroi se rruga përpara nuk do të jetë gjithmonë e lehtë, duke theksuar se procesi evropian do të kërkojë debate dhe vendime të vështira.“Kjo nuk do të thotë se rruga përpara do të jetë gjithmonë e lehtë. Ky proces do të kërkojë ende debate dhe vendime të vështira, si brenda vendit, ashtu edhe me të tjerët. Dhe do të doja të shtoja se edhe përvoja e vendit tim është dëshmi për këtë”, deklaroi ai.Rudolph tha se e kupton padurimin në Kosovë për shkak të zgjatjes së procesit të integrimit evropian, por vlerësoi se ky synim është sot edhe më i rëndësishëm, veçanërisht për shkak të ndryshimeve në sigurinë e kontinentit.“E di se në Kosovë ka padurim për një proces që tashmë duket se po zgjat shumë dhe, më besoni, edhe unë e ndaj këtë padurim”, tha ambasadori.Sipas tij, zhvillimet e fundit në Evropë, veçanërisht lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe shtimi i kërcënimeve hibride, e bëjnë integrimin e Kosovës në strukturat evropiane më të rëndësishëm.“Peizazhi politik dhe i sigurisë në kontinentin tonë është në ndryshim në një mënyrë që nuk e kemi parë prej shumë vitesh. Lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës është në vitin e saj të pestë.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.