KosovaBahrawy: Serbia po armatoset me dronë izraelitë – Kosova është ndër vendet më pro-amerikane, pse nuk është në NATO?
2 min čitanja
Kosova
Bahrawy: Serbia po armatoset me dronë izraelitë – Kosova është ndër vendet më pro-amerikane, pse nuk është në NATO?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Krijuesi amerikan i filmave dhe komentatori politik, Bekim Bahrawy i njohur edhe si Beck Lover, ka ngritur shqetësime lidhur me bashkëpunimin e Serbisë me Izraelin për prodhimin dhe montimin e dronëve, duke e cilësuar këtë zhvillim si pjesë të një ndryshimi të mundshëm të balancave të sigurisë në Ballkan.Në një intervistë me gazetarin dhe komentatorin amerikan Jimmy Dore, Bahrawy foli për hapjen e një fabrike në Serbi për montimin e dronëve të prodhuar nga një kompani izraelite, duke vënë theksin te fakti se Serbia nuk është anëtare e NATO-s dhe se tradicionalisht ka mbajtur marrëdhënie të afërta me Rusinë.“Çfarë nuk ka kuptim është se një vend joanëtar i NATO-s, Serbia, po pajiset me teknologji të avancuar ushtarake”, tha Bahrawy.Ai përmendi edhe bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, si dhe lidhjet historike dhe politike ndërmjet Beogradit dhe Moskës. Pse Serbia po armatoset me teknologji të avancuar?Sipas tij, zhvillimi i industrisë së dronëve në Serbi duhet të shihet në kontekstin e ndryshimeve të mundshme strategjike në Evropën Juglindore.“Kur njerëzit fillojnë të armatosen, kjo nënkupton një ndryshim të madh të fuqisë. Ata po përgatiten të bëjnë një lëvizje”, tha ai.Ai ngriti edhe pyetjen nëse armatosja e Serbisë mund të lidhet me tensione të ardhshme në Kosovë apo në Bosnje e Hercegovinë, duke përmendur në veçanti situatën në Republika Srpska. “Kosova është ndër vendet më pro-amerikane”Në intervistë, Bahrawy e krahasoi pozicionin e Serbisë me atë të Kosovës, duke argumentuar se shqiptarët në Kosovë kanë marrëdhënie veçanërisht të afërta me Shtetet e Bashkuara.Ai tha se Kosova është ndër vendet më pro-amerikane dhe pro-perëndimore në Evropë dhe ngriti pyetjen pse, sipas tij, SHBA-ja dhe aleatët perëndimorë nuk kanë ndërmarrë hapa që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.Bahrawy përmendi edhe simbolet e lidhjes së Kosovës me SHBA-në, duke thënë se në Kosovë ka rrugë dhe hapësira publike që mbajnë emrat e figurave amerikane, raporton T
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.