PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
GruDroni i dështuar i GRU-së: Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut
2 min čitanja
Gru

Droni i dështuar i GRU-së: Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pas operacionit të dështuar të sabotimit në aeroportin Leipzig/Halle të Gjermanisë, në fillim të gushtit, shumë media, duke iu referuar burimeve nga organet e zbatimit të ligjit, raportuan për përfshirjen e mundshme të shërbimit ushtarak rus të inteligjencës, GRU-së.Megjithatë, në atë kohë nuk ishin publikuar prova konkrete. Sipas hetimit të “The Insider”, tashmë janë siguruar prova që tregojnë se operacioni i sabotimit ishte organizuar nga GRU-ja, ndërsa janë identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në plan, të cilët më parë ishin lidhur me operacione sabotimi në Poloni.Më 4 gusht, një dron që transportonte eksplozivë u përplas me krahun e një aeroplani ukrainas të tipit An-124, i cili ndodhej i parkuar në aeroportin Leipzig/Halle, në landin gjerman të Saksonisë.Pajisja nuk arriti të shpërthente dhe droni ra në tokë, ku disa orë më vonë u gjet nga një shofer autobusi. Në atë kohë aeroplani ishte bosh, por pak para incidentit kishte transportuar municion nga Franca përmes Leipzigut.Sipas hetimit, nëse sabotimi do të kishte pasur sukses dhe eksplozivi do të kishte shpërthyer në një aeroplan të ngarkuar me municion, pasojat mund të ishin shumë më të mëdha.Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, kishte deklaruar se hetimi policor dhe të dhënat e shërbimeve të inteligjencës tregonin drejt përgjegjësisë ruse për tentativën e sulmit. Në raportimet e mëparshme mediatike ishin identifikuar dy të dyshuar, Oleg L. dhe Andrei K., të cilët dyshohej se kishin lidhje me GRU-në. Njëri prej tyre raportohej se kishte shtetësi letoneze, gjë që ishte konfirmuar edhe nga autoritetet e inteligjencës së Letonisë.Si u organizua operacioniSipas hetimit, në janar të vitit 2026, koloneli i GRU-së, Denis Smolyaninov, u pa në Moskë së bashku me Vladimir Trofimovin, trajner i hedhjes së thikave dhe njëkohësisht dhjak i Kishës Ortodokse, si dhe me tregtarin e armëve Andrei Usachev.Usachev, 54 vjeç, e kishte nisur karrierën ushtarake në Forcat Ajrore të Rusisë. Në vitin 2000, ai

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pas operacionit të dështuar të sabotimit në aeroportin Leipzig/Halle të Gjermanisë, në fillim të gushtit, shumë media, duke iu referuar burimeve nga organet e zbatimit të ligjit, raportuan për përfshirjen e mundshme të shërbimit ushtarak rus të inteligjencës, GRU-së.Megjithatë, në atë kohë nuk ishin publikuar prova konkrete. Sipas hetimit të “The Insider”, tashmë janë siguruar prova që tregojnë se operacioni i sabotimit ishte organizuar nga GRU-ja, ndërsa janë identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në plan, të cilët më parë ishin lidhur me operacione sabotimi në Poloni.Më 4 gusht, një dron që transportonte eksplozivë u përplas me krahun e një aeroplani ukrainas të tipit An-124, i cili ndodhej i parkuar në aeroportin Leipzig/Halle, në landin gjerman të Saksonisë.Pajisja nuk arriti të shpërthente dhe droni ra në tokë, ku disa orë më vonë u gjet nga një shofer autobusi. Në atë kohë aeroplani ishte bosh, por pak para incidentit kishte transportuar municion nga Franca përmes Leipzigut.Sipas hetimit, nëse sabotimi do të kishte pasur sukses dhe eksplozivi do të kishte shpërthyer në një aeroplan të ngarkuar me municion, pasojat mund të ishin shumë më të mëdha.Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, kishte deklaruar se hetimi policor dhe të dhënat e shërbimeve të inteligjencës tregonin drejt përgjegjësisë ruse për tentativën e sulmit. Në raportimet e mëparshme mediatike ishin identifikuar dy të dyshuar, Oleg L. dhe Andrei K., të cilët dyshohej se kishin lidhje me GRU-në. Njëri prej tyre raportohej se kishte shtetësi letoneze, gjë që ishte konfirmuar edhe nga autoritetet e inteligjencës së Letonisë.Si u organizua operacioniSipas hetimit, në janar të vitit 2026, koloneli i GRU-së, Denis Smolyaninov, u pa në Moskë së bashku me Vladimir Trofimovin, trajner i hedhjes së thikave dhe njëkohësisht dhjak i Kishës Ortodokse, si dhe me tregtarin e armëve Andrei Usachev.Usachev, 54 vjeç, e kishte nisur karrierën ushtarake në Forcat Ajrore të Rusisë. Në vitin 2000, ai

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…