PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lumir abdixhikuAbdixhiku: Ligji për Specialen nuk prodhon efektin juridik që iu premtua qytetarëve
2 min čitanja
Lumir abdixhiku

Abdixhiku: Ligji për Specialen nuk prodhon efektin juridik që iu premtua qytetarëve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me zhvillimet pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se qytetarëve u janë dhënë premtime që nuk mund të realizohen përmes një ligji vendor.Abdixhiku, përmes një reagimi të publikuar të enjten, ka thënë se kanë kaluar më pak se 48 orë nga miratimi i ndryshimeve dhe se, sipas tij, tashmë po dëshmohet se nisma nuk prodhon efektin juridik që u është premtuar qytetarëve.“Ende pa u mbushur 48 orë, qenkan habitur që ligji nuk prodhon efektin juridik që ju premtuan. Që e gjithë kjo nismë e ide ishte veç një mashtrim me emocionet e një populli të lënduar”, ka shkruar Abdixhiku.Ai ka akuzuar kundërshtarët politikë se e kanë përdorur çështjen e Dhomave të Specializuara për përfitime politike dhe ka pretenduar se LDK-ja kishte paralajmëruar me kohë për pasojat juridike të kësaj nisme.“PO, JU KANË MASHTRUAR! DHE PO, UA KEMI THËNË!”, ka shkruar ai.Sipas Abdixhikut, LDK-ja kishte shprehur qëndrimin e saj në Kuvend më 5 tetor, një ditë para miratimit të ndryshimeve ligjore.Në qëndrimin zyrtar të LDK-së, të cilin Abdixhiku e ka ripublikuar, thuhet se partia e tij e konsideron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “të shenjtë”, por se çdo veprim institucional duhet të jetë në përputhje me drejtësinë, të drejtat e të akuzuarve dhe interesin e Kosovës.LDK-ja kishte theksuar se një votim në Kuvend nuk mund të zhbëjë një aktgjykim dhe as të zëvendësojë betejën juridike.“Dhomat e Specializuara mbështeten në një kornizë kushtetuese dhe në detyrime ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk i shfuqizon këto detyrime dhe nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën”, thuhet në qëndrimin e LDK-së.Partia kishte paralajmëruar gjithashtu se miratimi i ndryshimeve në Kuvend nuk garanton automatikisht zbatimin e tyre apo rezultatin që u është premtuar qytetarëve.“Nëse dispozitat shpallen antikushtetuese, ato mund të shfuqizohen. Kjo nismë, rrjedhimisht,

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me zhvillimet pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se qytetarëve u janë dhënë premtime që nuk mund të realizohen përmes një ligji vendor.Abdixhiku, përmes një reagimi të publikuar të enjten, ka thënë se kanë kaluar më pak se 48 orë nga miratimi i ndryshimeve dhe se, sipas tij, tashmë po dëshmohet se nisma nuk prodhon efektin juridik që u është premtuar qytetarëve.“Ende pa u mbushur 48 orë, qenkan habitur që ligji nuk prodhon efektin juridik që ju premtuan. Që e gjithë kjo nismë e ide ishte veç një mashtrim me emocionet e një populli të lënduar”, ka shkruar Abdixhiku.Ai ka akuzuar kundërshtarët politikë se e kanë përdorur çështjen e Dhomave të Specializuara për përfitime politike dhe ka pretenduar se LDK-ja kishte paralajmëruar me kohë për pasojat juridike të kësaj nisme.“PO, JU KANË MASHTRUAR! DHE PO, UA KEMI THËNË!”, ka shkruar ai.Sipas Abdixhikut, LDK-ja kishte shprehur qëndrimin e saj në Kuvend më 5 tetor, një ditë para miratimit të ndryshimeve ligjore.Në qëndrimin zyrtar të LDK-së, të cilin Abdixhiku e ka ripublikuar, thuhet se partia e tij e konsideron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “të shenjtë”, por se çdo veprim institucional duhet të jetë në përputhje me drejtësinë, të drejtat e të akuzuarve dhe interesin e Kosovës.LDK-ja kishte theksuar se një votim në Kuvend nuk mund të zhbëjë një aktgjykim dhe as të zëvendësojë betejën juridike.“Dhomat e Specializuara mbështeten në një kornizë kushtetuese dhe në detyrime ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk i shfuqizon këto detyrime dhe nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën”, thuhet në qëndrimin e LDK-së.Partia kishte paralajmëruar gjithashtu se miratimi i ndryshimeve në Kuvend nuk garanton automatikisht zbatimin e tyre apo rezultatin që u është premtuar qytetarëve.“Nëse dispozitat shpallen antikushtetuese, ato mund të shfuqizohen. Kjo nismë, rrjedhimisht,

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…