BarcelonaBarcelona dhe Real Madridi kryesojnë garën për nënshkrimin e talentit të Man Utd
1 min čitanja
Barcelona
Barcelona dhe Real Madridi kryesojnë garën për nënshkrimin e talentit të Man Utd
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Barcelona dhe Real Madridi janë aktualisht në pozicionin më të favorshëm për të transferuar talentin 16-vjeçar të Manchester United, JJ Gabriel, sipas raportimeve të CF Bayern Insider. Paris Saint-Germain ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit, Ali Barat, por sipas raportimeve, preferenca e sulmuesit të ri është të vazhdojë karrierën në Spanjë.Edhe Bayern Munich po e monitoron situatën rreth Gabrielit, megjithatë interesimi i klubit bavarez nuk konsiderohet aq konkret sa ai i rivalëve të tjerë. Raportohet se talenti anglez e ka piketuar Barcelonën si destinacionin e preferuar. Megjithatë, drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, kishte mohuar më herët interesimin për transferimin e tij.Gabriel aktualisht është në proces të pajisjes me pasaportë qipriote, e cila do të jetë e rëndësishme për të mundësuar një transferim drejt një klubi evropian pa kufizime të veçanta.Stili atraktiv i lojës së Barcelonës dhe prania e disa talenteve të rinj në ekipin e parë besohet se e kanë joshur Gabrielin, duke e bërë klubin katalanas destinacionin e tij të preferuar. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.