VijestiAktivistja shqiptaro-amerikane, Kokalari akuzon konsulentët amerikanë për avancimin e agjendës ruse në Ballkan
2 min čitanja
Vijesti
Aktivistja shqiptaro-amerikane, Kokalari akuzon konsulentët amerikanë për avancimin e agjendës ruse në Ballkan
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Aktivistja konservatore shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka ngritur akuza ndaj disa konsulentëve politikë amerikanë, duke pretenduar se angazhimi i tyre në Ballkan po u shërben figurave politike të lidhura me Moskën dhe po rrezikon stabilitetin e rajonit.Në një postim në rrjetin social X, Kokalari ka përmendur Chris LaCivita, James Blair, Katie Wiles dhe Paul Manafort, duke vënë në pikëpyetje veprimtarinë e tyre politike në Ballkanin Perëndimor dhe lidhjet e tyre me aktorë politikë në rajon.Ajo ka kundërshtuar deklaratën e një personi nga ekipi i LaCivita-s, të raportuar nga gazetarja Kellie Meyer, sipas së cilës Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë kundërshton politikën e jashtme tradicionale amerikane, por mbështet konservatorët dhe lëvizjen “America First”.Sipas Kokalarit, ky përshkrim nuk pasqyron realitetin politik dhe bie ndesh me parimet e konservatorizmit amerikan.Në postimin e saj, ajo ka pretenduar gjithashtu se lidhjet e figurave të përmendura me rrjetin ndërkombëtar socialist dhe komunist SOVINTERN janë në kundërshtim me vlerat e konservatorëve amerikanë. Kokalari e ka përshkruar këtë rrjet si të themeluar në Moskë në prill të vitit 2026, ndërsa ka përmendur edhe Aleksandar Vulinin dhe Lëvizjen Socialiste të Serbisë, të cilën e ka cilësuar si anëtare themeluese të tij.“Republikanët dhe konservatorët nuk kanë asgjë të përbashkët me socialistët dhe komunistët”, ka shkruar Kokalari.Shqetësimet për Dodikun dhe Marrëveshjen e DejtonitNjë pjesë të kritikave të saj, Kokalari ia ka kushtuar edhe Millorad Dodikut, duke ngritur shqetësime për deklaratat e tij lidhur me rishikimin e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë.Ajo i ka lidhur këto zhvillime me rrezikun për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke pretenduar se veprimet e aktorëve të caktuar politikë dhe mbështetja që ata marrin mund të avancojnë interesat ruse në rajon.Megjithatë, akuzat e paraqitura nga Kokalari në postimin e saj duhet të trajtohen s
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.