Vesna janevskaJanevska: I trajnojmë mësimdhënësit për përdorimin e inteligjencës artificiale
2 min čitanja
Vesna janevska
Janevska: I trajnojmë mësimdhënësit për përdorimin e inteligjencës artificiale
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Mësimdhënësit dhe shkollat më të suksesshme, pas trajnimit 9-nëntëmujor për inteligjencën artificiale, morën certifikata. Ministria e Arsimit dhe Shkencës i realizoi trajnimet në bashkëpunim me Brainster Next."Ju përgëzoj për përkushtimin dhe angazhimin tuaj për të mësuar diçka të re dhe për t’ua përcjellë atë njohuri nxënësve tuaj. Për t’i ndihmuar ata ta përdorin inteligjencën artificiale në mënyrë të drejtë, të përgjegjshme dhe për qëllime të duhura. Ndërsa dhjetë prej jush shkuan edhe një hap më tej dhe sot janë ambasadorët tanë të arsimit për inteligjencën artificiale“, tha ministrja Vesna Janevska gjatë ndarjes së mirënjohjeve.Duke theksuar se inteligjenca artificiale hap mundësi të mëdha, por njëkohësisht sjell me vete edhe rreziqe, Janevska shtoi se dija është mbrojtja e vetme dhe se për këtë arsye, së bashku me Brainster Next dhe disa institucione të tjera të arsimit të lartë, kanë filluar trajnimet për mësimdhënësit."Mësimdhënësve u nevojiten njohuri me të cilat do ta avancojnë punën e tyre dhe do t’i udhëheqin nxënësit përmes mundësive dhe sfidave që sjell inteligjenca artificiale. Falënderime për ekipin e Brainster Next, i cili i mësoi se si ta përdorin atë, në mënyrë që të jenë më kreativë dhe të sjellin risi në procesin mësimor. Për mësimdhënësit është e rëndësishme që njohuritë e fituara t’i ndajnë me kolegët, por edhe të vazhdojnë t’i thellojnë dhe t’i zhvillojnë më tej“, theksoi Janevska."Inteligjenca artificiale tashmë po e ndryshon arsimin dhe kjo është një realitet që nuk mund ta anashkalojmë“, tha ministrja, duke theksuar nevojën për mësimdhënës të përgatitur, të cilët do t’i ndihmojnë nxënësit ta kuptojnë dhe ta përdorin siç duhet inteligjencën artificiale, duke ruajtur njëkohësisht mendimin kritik dhe kreativitetin dhe, çka është më e rëndësishmja, duke e përdorur atë në mënyrë etike, të përgjegjshme dhe me vetëdije"."Nxënësit duhet të zotërojnë teknologjinë, por njëkohësisht të dinë se si ta zbatojnë atë në mënyrë të përshtatshme, të aftësohe
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.