Foto: TelegrafiIz objave izvora
Gjyqtarja nga Peja, Jeta Zeka është nominuar për të ndarë drejtësinë në dy ndeshje të FIBA EuroCup Women, duke shënuar një moment historik për basketbollin kosovar.Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se Jeta Zeka do të bëhet gjyqtarja e parë femër nga Kosova që do të ndajë drejtësinë në garat evropiane të klubeve të organizuara nga FIBA.Gjyqtarja nga Peja është nominuar për dy ndeshje të FIBA EuroCup Women, një arritje e rëndësishme për karrierën e saj dhe për përfaqësimin e gjyqtareve kosovare në arenën ndërkombëtare.Ndeshja e parë në të cilën do të jetë e angazhuar Zeka do të zhvillohet më 14 tetor 2026, në Campobasso të Italisë, ku do të përballen Magnolia Basket Campobasso dhe Cinkarna Celje. Një javë më vonë, më 21 tetor, ajo do të jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve në duelin mes GEAS Basket SSDRL dhe Panathinaikos A.C., që do të zhvillohet në Milano të Italisë.Ky nominim përbën një moment të veçantë për Jeta Zekën dhe një hap të rëndësishëm për basketbollin e Kosovës, duke dëshmuar rritjen e përfaqësimit të gjyqtareve kosovare në garat evropiane. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.