JuventusLegjenda e Juventusit shpërthen në lëvdata për Zhegrovën: Është fenomen, ai i vendos ndeshjet
2 min čitanja
Juventus
Legjenda e Juventusit shpërthen në lëvdata për Zhegrovën: Është fenomen, ai i vendos ndeshjet
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka folur me superlativa për Edon Zhegrovën, duke e cilësuar futbollistin kosovar si një “fenomen” dhe duke besuar se ai ka potencialin për të bërë diferencën te gjiganti italian.Ravanelli ka treguar se ka biseduar personalisht me Zhegrovën dhe i ka dhënë një këshillë të qartë: atë që po e tregon në stërvitje dhe me fanellën e Kosovës, duhet ta përsërisë edhe në ndeshjet me Juventusin.“Fola me të dhe i thashë se është një fenomen dhe se ajo që bën në stërvitje dhe me Kosovën, duhet ta bëjë edhe në ndeshjet për Juventusin. Nëse gjen qëndrueshmëri, është lojtari më i fortë, ai vendos ndeshjet”, ka thënë Ravanelli.Ish-sulmuesi italian beson se Zhegrova ka cilësi të veçanta sidomos në pjesën e fundit të fushës, ku aftësia e tij për të krijuar raste dhe për të dhënë pasimin final mund të jetë vendimtare. Zhegrova shpërtheu me Kosovën dhe i prin listës së driblimeve - tani mediat italiane e shohin në garë për formacionin e Juventusit “Për mua, ai ka potencialin për 10 gola, por veçanërisht me pasimin e tij të fundit. Kur arrin në 20 metrat e fundit, bëhet shkatërrues dhe e sheh lojën qartë”, ka shtuar Ravanelli.Ravanelli e njeh mirë fanellën e Juventusit, pasi gjatë periudhës së tij në Torino, nga viti 1992 deri në 1996, shënoi 41 gola në 111 paraqitje.Ndërkohë, Zhegrova është rikthyer te Juventusi pas grumbullimit me Kosovën për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Ai ishte ndër futbollistët më të dalluar të “Dardanëve” në katër ndeshjet e para të grupit, duke kontribuar me një gol dhe një asistim./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.