PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Margaret hamiltonVdes në moshën 90-vjeçare Margaret Hamilton, pionierja e softuerit që ndihmoi Apollo 11 të ulej në Hënë
1 min čitanja
Margaret hamilton

Vdes në moshën 90-vjeçare Margaret Hamilton, pionierja e softuerit që ndihmoi Apollo 11 të ulej në Hënë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Margaret Hamilton, shkencëtarja amerikane e kompjuterëve që drejtoi ekipin përgjegjës për zhvillimin e softuerit të misioneve Apollo të NASA-s, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Instituti i Teknologjisë i Massachusettsit (MIT) konfirmoi se ajo ndërroi jetë më 30 shtator.Hamilton udhëhoqi ekipin që zhvilloi dhe testoi softuerin e përdorur në bordin e anijes së Apollo 11, i cili ndihmoi astronautët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin të kryenin uljen historike në Hënë në vitin 1969, transmeton Telegrafi.Pak çaste para uljes, kompjuteri i Apollo 11 lëshoi një alarm për shkak të mbingarkesës. Softueri i projektuar nga ekipi i Hamiltonit ishte programuar t’u jepte përparësi detyrave më të rëndësishme, duke ndërprerë proceset dytësore dhe duke lejuar vazhdimin e uljes. Hamilton ishte ndër pionieret e inxhinierisë së softuerit, term që u përdor gjerësisht gjatë punës së saj në MIT. Në vitin 2016, presidenti Barack Obama e nderoi me Medaljen Presidenciale të Lirisë për kontributin në shkencë dhe eksplorimin hapësinor.E lindur në Indiana në vitin 1936, Hamilton studioi matematikë dhe punoi në MIT nga viti 1959 deri në mesin e viteve 1970. Më vonë themeloi kompanitë e saj të softuerit, përfshirë Hamilton Technologies.Ajo la pas vajzën, dhëndrin, dy nipër dhe katër stërnipër. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Margaret Hamilton, shkencëtarja amerikane e kompjuterëve që drejtoi ekipin përgjegjës për zhvillimin e softuerit të misioneve Apollo të NASA-s, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Instituti i Teknologjisë i Massachusettsit (MIT) konfirmoi se ajo ndërroi jetë më 30 shtator.Hamilton udhëhoqi ekipin që zhvilloi dhe testoi softuerin e përdorur në bordin e anijes së Apollo 11, i cili ndihmoi astronautët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin të kryenin uljen historike në Hënë në vitin 1969, transmeton Telegrafi.Pak çaste para uljes, kompjuteri i Apollo 11 lëshoi një alarm për shkak të mbingarkesës. Softueri i projektuar nga ekipi i Hamiltonit ishte programuar t’u jepte përparësi detyrave më të rëndësishme, duke ndërprerë proceset dytësore dhe duke lejuar vazhdimin e uljes. Hamilton ishte ndër pionieret e inxhinierisë së softuerit, term që u përdor gjerësisht gjatë punës së saj në MIT. Në vitin 2016, presidenti Barack Obama e nderoi me Medaljen Presidenciale të Lirisë për kontributin në shkencë dhe eksplorimin hapësinor.E lindur në Indiana në vitin 1936, Hamilton studioi matematikë dhe punoi në MIT nga viti 1959 deri në mesin e viteve 1970. Më vonë themeloi kompanitë e saj të softuerit, përfshirë Hamilton Technologies.Ajo la pas vajzën, dhëndrin, dy nipër dhe katër stërnipër. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…