PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Aleanca për shqiptarët - ashASH: Me shëndetin e fëmijëve nuk guxon të eksperimentohet
2 min čitanja
Aleanca për shqiptarët - ash

ASH: Me shëndetin e fëmijëve nuk guxon të eksperimentohet

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Informacionet për vaksinat BCG ngrenë shqetësime serioze dhe kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga Ministria e Shëndetësisë dhe VLEN, thonë nga Aleanca për Shqiptarët. Klekovski: Seria e vaksinës BCG është përdorur deri në qershor të këtij viti, pa efekte anësore të dokumentuara "Dy lotet e vaksinës BCG, për të cilat në Kroaci janë ngritur dyshime pas shfaqjes së osteomielitit te katër fëmijë, në vendin tonë tashmë janë përdorur. Afati i përdorimit të këtyre loteve ka skaduar në qershor, ndërsa tani, pas alarmit të ngritur nga Kroacia, përdorimi i vaksinës së prodhuesit bullgar është pezulluar dhe imunizimi do të vazhdojë me vaksina nga një prodhues japonez. Kjo hap disa pyetje serioze.Sa fëmijë në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar me këto dy lote?A janë ndjekur këta fëmijë dhe a është bërë kontroll i posaçëm pas informacionit të ardhur nga Kroacia?Pse opinioni për këtë çështje informohet vetëm pasi alarmi u ngrit në një shtet tjetër?Deklarata se deri tani nuk janë evidentuar reaksione të padëshiruara nuk është e mjaftueshme. Ministria e Shëndetësisë duhet të publikojë të dhënat e plota, numrin e fëmijëve të vaksinuar me këto lote, rezultatet e kontrolleve dhe analizave të kryera dhe masat që janë ndërmarrë pas ngritjes së dyshimeve.VLEN duhet ta kuptojë se Ministria e Shëndetësisë nuk është vend për improvizime dhe reagime të vonuara. Kur bëhet fjalë për shëndetin e të porsalindurve, institucionet duhet të reagojnë me kohë, me transparencë dhe me përgjegjësi të plotë.Kërkojmë transparencë të menjëhershme dhe përgjigje konkrete. Shëndeti i fëmijëve nuk mund të trajtohet me heshtje dhe sqarime pasi problemi të ketë dalë në publik, thonë nga ASH./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Informacionet për vaksinat BCG ngrenë shqetësime serioze dhe kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga Ministria e Shëndetësisë dhe VLEN, thonë nga Aleanca për Shqiptarët. Klekovski: Seria e vaksinës BCG është përdorur deri në qershor të këtij viti, pa efekte anësore të dokumentuara "Dy lotet e vaksinës BCG, për të cilat në Kroaci janë ngritur dyshime pas shfaqjes së osteomielitit te katër fëmijë, në vendin tonë tashmë janë përdorur. Afati i përdorimit të këtyre loteve ka skaduar në qershor, ndërsa tani, pas alarmit të ngritur nga Kroacia, përdorimi i vaksinës së prodhuesit bullgar është pezulluar dhe imunizimi do të vazhdojë me vaksina nga një prodhues japonez. Kjo hap disa pyetje serioze.Sa fëmijë në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar me këto dy lote?A janë ndjekur këta fëmijë dhe a është bërë kontroll i posaçëm pas informacionit të ardhur nga Kroacia?Pse opinioni për këtë çështje informohet vetëm pasi alarmi u ngrit në një shtet tjetër?Deklarata se deri tani nuk janë evidentuar reaksione të padëshiruara nuk është e mjaftueshme. Ministria e Shëndetësisë duhet të publikojë të dhënat e plota, numrin e fëmijëve të vaksinuar me këto lote, rezultatet e kontrolleve dhe analizave të kryera dhe masat që janë ndërmarrë pas ngritjes së dyshimeve.VLEN duhet ta kuptojë se Ministria e Shëndetësisë nuk është vend për improvizime dhe reagime të vonuara. Kur bëhet fjalë për shëndetin e të porsalindurve, institucionet duhet të reagojnë me kohë, me transparencë dhe me përgjegjësi të plotë.Kërkojmë transparencë të menjëhershme dhe përgjigje konkrete. Shëndeti i fëmijëve nuk mund të trajtohet me heshtje dhe sqarime pasi problemi të ketë dalë në publik, thonë nga ASH./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…