Raphael“Objekt epshi”: Si u bë perëndesha e lashtë greke Afërdita simbol kontrovers i dashurisë dhe seksit
2 min čitanja
Raphael
“Objekt epshi”: Si u bë perëndesha e lashtë greke Afërdita simbol kontrovers i dashurisë dhe seksit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Veprat e artit që paraqesin Afërditën, perëndeshën e lashtë greke të dashurisë dhe bukurisë, prej kohësh janë cilësuar si të pahijshme dhe si vepra që e trajtojnë trupin e femrës si objekt. Si u bë ajo një nga figurat më kontroverse në historinë e artit?Nga: Matthew Wilson / BBC Përkthimi: Telegrafi.comLakuriqësia e Afërditës (ose Venerës, siç njihej nga romakët e lashtë) ka qenë për shekuj të tërë temë debati.Në vitin 1880, shkrimtari i tronditur Mark Twain e quajti Venerën e Urbinos (1534) të Titianit “pikturën më të ndyrë, më të poshtër dhe më të pahijshme që ekziston në botë”. Në vitin 1914, sufraxhistja [aktivistja për të drejtën e votës për gra] Mary Richardson e goditi të paktën tri herë me thikë mishi Venerën e Rokebit (rreth viteve 1647-51) të Diego Velázquezit, mu në mes të Galerisë Kombëtare të Londrës. “Nuk më pëlqente mënyra se si vizitorët burra ia ngulnin sytë gjithë ditën”, ishte një nga shpjegimet e saj të mëvonshme.Afërdita: Krijimi i një perëndeshe [Aphrodite: The Making of a Goddess], një ekspozitë e re në Muzeun Eshmolian [Ashmolean Museum] të Oksfordit, shqyrton historinë e perëndeshës. Ajo ndihmon për të shpjeguar se si Afërdita evoluoi në një pikë ndezëse të një kontroverse kaq të fortë kulturore.Lexo po ashtu: - Mesazhet e fshehura në nudot femërore të shekullit XVI - Erotika dhe artistët e Rilindjes - E vërteta mbi dashurinë - Zhdukja e erotizmit - Nudo që ndryshoi rregullat e artit - Të shtrirë për art! - Pse gratë në Spartë duhej të mësonin të zhveshura (ndërsa burrat shikonin) - A janë të gjitha pikturat politike? - Historia e artit, përmes shtatë ngjyraveJanë dy versione të historisë së origjinës së saj: një mitologjik dhe një historikisht i saktë, dhe asnjëri prej tyre nuk e veçon veçanërisht si një figurë që do të shkaktonte telashe në të ardhmen. Në mit, rrëfimi fillon me Kronin që tredh të atin, Uranin, dhe ia hedh organet gjenitale në det; shkuma nisi të bulëzonte në sipërfaqe dhe prej saj doli Afërdita e formuar plotësisht. Ajo rr
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.