PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Çmimi nobel"Kam ndalur tetë luftëra" - Trump paraqet sërish argumente për Çmimin Nobel të Paqes një ditë para shpalljes së fituesit
2 min čitanja
Çmimi nobel

"Kam ndalur tetë luftëra" - Trump paraqet sërish argumente për Çmimin Nobel të Paqes një ditë para shpalljes së fituesit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka intensifikuar fushatën e tij për Çmimin Nobel për Paqen, duke deklaruar se ka “zgjidhur tetë luftëra” dhe se ka bërë më shumë për paqen se çdo fitues i mëparshëm.Deklaratat Trump i bëri të mërkurën në Zyrën Ovale, vetëm një ditë para shpalljes së laureatit të Çmimit Nobel për Paqen 2026 nga Komiteti Norvegjez i Nobelit.“Kam bërë gjëra që askush tjetër nuk i ka bërë. Nuk po mburrem, thjesht po them faktet. Ndoshta asnjë president nuk ka zgjidhur ndonjëherë luftëra. Unë kam zgjidhur tetë luftëra”, tha Trump para gazetarëve.Ai tha se përmes përpjekjeve të tij diplomatike ka shpëtuar miliona jetë dhe sugjeroi se do të ishte një “diskreditim i madh” për Komitetin e Nobelit nëse nuk do të përzgjidhej.Megjithatë, Trump pranoi se nuk e di nëse do ta fitojë çmimin, duke thënë se komiteti ka një reputacion për të mos ia dhënë atë “njerëzve si unë”, transmeton Telegrafi.Që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025, Trump ka pretenduar vazhdimisht se ka ndihmuar në zgjidhjen ose parandalimin e disa konflikteve ndërkombëtare.Mes konflikteve që ai ka përmendur janë përplasjet mes Indisë dhe Pakistanit, Izraelit dhe Hamasit, Izraelit dhe Iranit, Kamboxhias dhe Tajlandës, Serbisë dhe Kosovës, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe mosmarrëveshja mes Egjiptit dhe Etiopisë.VIDEO | Washington DC: "No president has ever settled any wars, I settled eight wars and I've stopped maybe the total obliteration of the world," says US President Donald Trump on why he deserves Nobel Peace Prize.(Source: White House YT)(Full video available on PTI Videos - https://t.co/bIyFWTfmBd) — Press Trust of India (@PTI_News) October 7, 2026Megjithatë, roli i Trumpit në disa prej këtyre zhvillimeve është kundërshtuar nga palët e përfshira. India, për shembull, ka mohuar vazhdimisht pretendimin e tij se SHBA-ja ndihmoi në ndërmjetësimin e armëpushimit me Pakistanin në maj 2025, duke thënë se vendimi për ndalimin e luftime

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka intensifikuar fushatën e tij për Çmimin Nobel për Paqen, duke deklaruar se ka “zgjidhur tetë luftëra” dhe se ka bërë më shumë për paqen se çdo fitues i mëparshëm.Deklaratat Trump i bëri të mërkurën në Zyrën Ovale, vetëm një ditë para shpalljes së laureatit të Çmimit Nobel për Paqen 2026 nga Komiteti Norvegjez i Nobelit.“Kam bërë gjëra që askush tjetër nuk i ka bërë. Nuk po mburrem, thjesht po them faktet. Ndoshta asnjë president nuk ka zgjidhur ndonjëherë luftëra. Unë kam zgjidhur tetë luftëra”, tha Trump para gazetarëve.Ai tha se përmes përpjekjeve të tij diplomatike ka shpëtuar miliona jetë dhe sugjeroi se do të ishte një “diskreditim i madh” për Komitetin e Nobelit nëse nuk do të përzgjidhej.Megjithatë, Trump pranoi se nuk e di nëse do ta fitojë çmimin, duke thënë se komiteti ka një reputacion për të mos ia dhënë atë “njerëzve si unë”, transmeton Telegrafi.Që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025, Trump ka pretenduar vazhdimisht se ka ndihmuar në zgjidhjen ose parandalimin e disa konflikteve ndërkombëtare.Mes konflikteve që ai ka përmendur janë përplasjet mes Indisë dhe Pakistanit, Izraelit dhe Hamasit, Izraelit dhe Iranit, Kamboxhias dhe Tajlandës, Serbisë dhe Kosovës, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe mosmarrëveshja mes Egjiptit dhe Etiopisë.VIDEO | Washington DC: "No president has ever settled any wars, I settled eight wars and I've stopped maybe the total obliteration of the world," says US President Donald Trump on why he deserves Nobel Peace Prize.(Source: White House YT)(Full video available on PTI Videos - https://t.co/bIyFWTfmBd) — Press Trust of India (@PTI_News) October 7, 2026Megjithatë, roli i Trumpit në disa prej këtyre zhvillimeve është kundërshtuar nga palët e përfshira. India, për shembull, ka mohuar vazhdimisht pretendimin e tij se SHBA-ja ndihmoi në ndërmjetësimin e armëpushimit me Pakistanin në maj 2025, duke thënë se vendimi për ndalimin e luftime

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…