PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Jose mourinhoMourinho: Man City? Do të jem 80 vjeç kur të vijë vendimi final, shpresoj të jem ende këtu
2 min čitanja
Jose mourinho

Mourinho: Man City? Do të jem 80 vjeç kur të vijë vendimi final, shpresoj të jem ende këtu

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho dha një intervistë të gjatë për Corriere dello Sport, ku mes tjerash foli edhe për situatën e Manchester Cityt, klub të cilin e pati rival për shumë vite të tij si trajner në Ligën Premier.Duke folur për të përditshmen e Romës në një qytet ku ai stërviti dhe do të kthehet për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve, portugezi dha gjithashtu pikëpamjen e tij për rastin e Manchester City dhe iu rikthye një teme shumë të rëndësishme për të: gjyqtarët. "Manchester City? Do të doja të qeshja pak me këtë. Mendoj se do të arrijmë në një përfundim, por, duke qenë në të gjashtëdhjetat, do të duhet të jem mjaftueshëm me fat që të jem ende këtu kur të vijë vendimi përfundimtar. Tani do të vijë një vendim, pastaj një apel... Do të jem 80 vjeç", ka thënë fillimisht Mourinho. Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt "Gjyqtarët? Nuk mendoj se problemi jam unë. Mendoj se është fati i keq i lidhur me momentin kur mbërrij në një klub të caktuar. Këtu, te Real Madrid, kam përjetuar vitet e rëndësishme të rastit Negreira. Askush nuk e dinte, por ne i kaluam dhe i vuajtëm. Tani dihet”.“Pastaj në Turqi ndodhi skandali i madh. Shpesh e kam gjetur veten duke jetuar në këtë lloj situate”, përfundoi trajneri portugez.Ndryshe, City është shpallur fajtor në 114 nga 115 akuzat e Ligës Premier për rregullat e ndershme financiare, teksa Mourinho gjatë viteve kur akuzohet nga drejtuar klube si Chelsea, Manchester United dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho dha një intervistë të gjatë për Corriere dello Sport, ku mes tjerash foli edhe për situatën e Manchester Cityt, klub të cilin e pati rival për shumë vite të tij si trajner në Ligën Premier.Duke folur për të përditshmen e Romës në një qytet ku ai stërviti dhe do të kthehet për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve, portugezi dha gjithashtu pikëpamjen e tij për rastin e Manchester City dhe iu rikthye një teme shumë të rëndësishme për të: gjyqtarët. "Manchester City? Do të doja të qeshja pak me këtë. Mendoj se do të arrijmë në një përfundim, por, duke qenë në të gjashtëdhjetat, do të duhet të jem mjaftueshëm me fat që të jem ende këtu kur të vijë vendimi përfundimtar. Tani do të vijë një vendim, pastaj një apel... Do të jem 80 vjeç", ka thënë fillimisht Mourinho. Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt "Gjyqtarët? Nuk mendoj se problemi jam unë. Mendoj se është fati i keq i lidhur me momentin kur mbërrij në një klub të caktuar. Këtu, te Real Madrid, kam përjetuar vitet e rëndësishme të rastit Negreira. Askush nuk e dinte, por ne i kaluam dhe i vuajtëm. Tani dihet”.“Pastaj në Turqi ndodhi skandali i madh. Shpesh e kam gjetur veten duke jetuar në këtë lloj situate”, përfundoi trajneri portugez.Ndryshe, City është shpallur fajtor në 114 nga 115 akuzat e Ligës Premier për rregullat e ndershme financiare, teksa Mourinho gjatë viteve kur akuzohet nga drejtuar klube si Chelsea, Manchester United dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…