IraniAsnjë vend i sigurt: Si i ndjekin Irani dhe Rusia kundërshtarët e tyre në mërgim
2 min čitanja
Irani
Asnjë vend i sigurt: Si i ndjekin Irani dhe Rusia kundërshtarët e tyre në mërgim
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një të enjte, në fillim të marsit, Milad Pourtalebian u kthye në apartamentin e tij dhe gjeti se ai ishte bastisur dhe hallakatur. Më pas, vuri re një detaj rrëqethës që sugjeronte se kjo nuk ishte një vjedhje: Kapela e tij e bejsbollit me mbishkrimin “Make Iran Great Again” ishte ngulur në mur me një thikë të madhe kuzhine.Pourtalebian është shtetas iranian dhe, që kur mbërriti në Kanada në vitin 2024, ka organizuar tubime të opozitës iraniane në mërgim në qytetin e tij të adoptuar, Saskatun, në Saskatçevan.Thyerja në apartament, e cila ndodhi disa ditë pasi sulmet ajrore amerikane dhe izraelite nisën një luftë me Iranin, pasoi një seri kërcënimesh në internet ndaj 32-vjeçarit lidhur me aktivitetet e tij. Ai e raportoi menjëherë incidentin në polici, duke u thënë autoriteteve se ishte shënjestruar për arsye politike.“Incidenti fillimisht ishte jashtëzakonisht i frikshëm për mua”, i tha ai Radios Evropa e Lirë, duke shtuar se që atëherë e ka kapërcyer këtë ndjenjë. “Vendosa të mos lejoj që frika të më ndalojë të shpreh pikëpamjet e mia politike. Mendoj për mijëra iranianë që kanë humbur jetën duke kërkuar lirinë".Fotografitë, dokumentet e policisë dhe pamjet e ekraneve nga rrjetet sociale që Pourtalebian i ndau me Radion Evropa e Lirë japin një ide se, pavarësisht se ndodhet mijëra kilometra larg Iranit, ai nuk është jashtë mundësive të shërbimeve të sigurisë së vendit.Një postim në Telegram e denoncon atë për “aktivitete propagandistike kundër establishmentit politik” dhe për mbështetjen e “sulmit të Amerikës dhe regjimit zionist kundër Iranit”.Postimi përfundon duke thënë: “Ky person jeton në Saskatun. Disa muaj më parë, e gjetëm dhe ia përcollëm mesazhin tonë në shtëpinë e tij".Kjo, tha Pourtalebian, ishte “veçanërisht shqetësuese”. Nga apartamenti i tij nuk ishte marrë asgjë dhe askush nuk është arrestuar.Represioni transnacionalPërvoja e Pourtalebianit është specifike, por duket se është pjesë e një fenomeni më të gjerë, në të cilin shtetet autoritare ndjekin k
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.