Albin kurtiKurti pas takimit me presidenten Shiroka-Pula: Nuk kemi kohë për të humbur, do të bashkërendohemi për sfidat shtetërore
1 min čitanja
Albin kurti
Kurti pas takimit me presidenten Shiroka-Pula: Nuk kemi kohë për të humbur, do të bashkërendohemi për sfidat shtetërore
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mbajtur sot një takim me presidenten, Justina Shiroka-Pula, gjersa uroi të gjithë qytetarët për stabilitetin institucional të Kosovës, pas votimit të presidentes së re.Kurti në një deklaratë për media tha se falënderoi presidenten Shiroka-Pula për pranimin e kandidaturës për presidente. “Ishte një takim i parë me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mikpritje e përzemërt dhe zotim i përbashkët për punë të mëdha e të përditshme për interesin shtetëror të Republikës, për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim...Tash na presin shumë punë e angazhime, të cilat natyrisht që me vullnet të mirë, dijen e mundësinë që kemi do t’i shtyjmë përpara sa më shpejt që mundemi”, tha ai, raporton Telegrafi.Kurti u shpreh më tej se Republika e Kosovës më në fund pas më shumë se një vit e gjysmë ka institucionet plotësisht funksionale. “...Tash natyrisht se nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore që i kemi përpara”, tha ai, duke shtuar se hasi në mirëkuptimin dhe vullnetin e presidentes që të bashkërendohen maksimalisht për të gjitha gjërat në çdo aspekt. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.