PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
The beatlesNËPËR GJITHËSI
2 min čitanja
The beatles

NËPËR GJITHËSI

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nga: John Lennon dhe Paul McCartney (The Beatles, 1969) Përktheu: Agron ShalaFjalët rrjedhin si shi i pafund në një gotë letre, rrëshqasin egërsisht teksa largohen nëpër gjithësi. Pellgjet e trishtimit, valët e gëzimit lundrojnë nëpër mendjen time të hapur, duke më pushtuar e duke më përkëdhelur.Xhai Guru Dejva, Om [Gjithë lavdërimi i takon Guru Dejvit - mësuesit hyjnor] Asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time, asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time. Pamjet e dritës së thyer vallëzojnë para meje si një milion sy, më thërrasin pareshtur nëpër gjithësi. Mendimet gjarpërojnë si një erë e trazuar brenda një kutie postare, rrokullisen verbërisht teksa përshkojnë rrugën e tyre nëpër gjithësi.Xhai Guru Dejva, Om [Gjithë lavdërimi i takon Guru Dejvit - mësuesit hyjnor] Asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time, asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time.Tingulli i të qeshurave, nuancat e jetës kumbojnë nëpër veshët e mi të hapur, duke më nxitur e duke më ftuar. Dashuri e pakufishme, e pavdekshme, që shkëlqen rreth meje si një milion diej dhe më thërret pareshtur nëpër gjithësi.Xhai Guru Dejva, Om [Gjithë lavdërimi i takon Guru Dejvit - mësuesit hyjnor] Asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time, asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time.Xhai Guru Dejva, Xhai Guru Dejva. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nga: John Lennon dhe Paul McCartney (The Beatles, 1969) Përktheu: Agron ShalaFjalët rrjedhin si shi i pafund në një gotë letre, rrëshqasin egërsisht teksa largohen nëpër gjithësi. Pellgjet e trishtimit, valët e gëzimit lundrojnë nëpër mendjen time të hapur, duke më pushtuar e duke më përkëdhelur.Xhai Guru Dejva, Om [Gjithë lavdërimi i takon Guru Dejvit - mësuesit hyjnor] Asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time, asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time. Pamjet e dritës së thyer vallëzojnë para meje si një milion sy, më thërrasin pareshtur nëpër gjithësi. Mendimet gjarpërojnë si një erë e trazuar brenda një kutie postare, rrokullisen verbërisht teksa përshkojnë rrugën e tyre nëpër gjithësi.Xhai Guru Dejva, Om [Gjithë lavdërimi i takon Guru Dejvit - mësuesit hyjnor] Asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time, asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time.Tingulli i të qeshurave, nuancat e jetës kumbojnë nëpër veshët e mi të hapur, duke më nxitur e duke më ftuar. Dashuri e pakufishme, e pavdekshme, që shkëlqen rreth meje si një milion diej dhe më thërret pareshtur nëpër gjithësi.Xhai Guru Dejva, Om [Gjithë lavdërimi i takon Guru Dejvit - mësuesit hyjnor] Asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time, asgjë s’ka për ta ndryshuar botën time.Xhai Guru Dejva, Xhai Guru Dejva. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…