Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka miratuar të enjten Buxhetin Komunal për periudhën 2027–2029, në vlerë prej 29,194,275 eurosh.Buxheti u miratua me 16 vota për dhe 12 kundër, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës.Mbledhja u udhëhoq nga kryesuesi i Kuvendit, Daut Azemi, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me përfaqësues të tjerë të ekzekutivit komunal.Drejtori për Buxhet dhe Financa, Latif Ramadani, prezantoi para kuvendarëve propozim-vendimin për aprovimin e Buxhetit për vitet 2027–2029.Pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit, propozimi u hodh në votim dhe u miratua me shumicë të thjeshtë.Sipas Komunës, miratimi i buxhetit krijon bazën financiare për planifikimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore, ofrimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin e mjeteve komunale gjatë viteve të ardhshme.Në këtë seancë, kryetari Imri Ahmeti prezantoi edhe raportin gjashtëmujor për periudhën janar–qershor të punës së Zyrës së Kryetarit dhe drejtorive komunale, duke paraqitur të dhënat dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe.Përveç buxhetit, Kuvendi miratoi edhe disa pika të tjera të rendit të ditës.Ndër to ishte ndarja e mjeteve financiare për Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve – strehimoren për viktimat e dhunës familjare dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe ndarja e mjeteve për strehimoren “Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë.Po ashtu, u miratua propozim-vendimi për caktimin e veprimeve të përkohshme për trajtimin e objektit të mbyllur të SHFMU “Dy Dëshmorët”, në paralelen e ndarë fizike në Dobrajë të Vogël.Në rend dite ishin edhe Raporti i Performancës së Komunës së Lipjanit për vitin 2025 dhe Raporti i dëgjimeve buxhetore për planifikimin e projekt-buxhetit për vitet 2027–2029.Kuvendi miratoi gjithashtu propozim-vendimin për anulimin e vendimit të 30 qershorit 2026, për përcaktimin e kompensimit të anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në ndërmarrjen publike lokale “Pastrimi”.Komuna e Lipjanit
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.