Skip to comments
Događaj u razvoju
Prishtina lokale

Sveçla i reagon Ramës për NPB-në: Duhet të tregojë pse përfaqësuesi ligjor i Komunës mungoi në seancë

Kryesuesi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me situatën në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) dhe kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Supreme për shqyrtimin me prioritet të rastit.Rama sot ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Supreme për rastin e NPB-së, duke thënë se çështja është adresuar në gjykatë që nga fillimi i qeverisjes së tij. Ai ka pretenduar se një vendim i marrë para mandatit të tij është i paligjshëm dhe ka rrezikuar ndërmarrjen. “Ne nuk e kemi krijuar këtë problem. Kemi vepruar për ta ndalur. Tani kërkojmë vendim, mbrojtje të ndërmarrjes dhe llogaridhënie”, ka shkruar Rama.Pas këtij postimi, Sveçla ka thënë se Rama duhet të japë sqarime edhe për rolin e Komunës në procesin gjyqësor. Punëtorët e NPB-së pa paga për gati tre muaj - reagon Rama “Kryetari Rama paska treguar se i është drejtuar Gjykatës Supreme për rastin e NPB-së. Mirë ka bërë. Por duhet të tregojë edhe pse përfaqësuesi ligjor i Komunës nuk ka marrë pjesë në seancën e shqyrtimit kryesor në shkallë të parë", ka shkruar Sveçla."Qysh mundet Rama me thënë se prej fillimit e ka mbrojtur NPB-në, kur Komuna ka munguar pikërisht në seancën ku janë paraqitur faktet dhe provat e rastit?"."Përparim Rama, përmes heshtjes dhe mosveprimit të tij, mban përgjegjësi për gjendjen e krijuar në NPB”, përfundon postimi i tij.Situata në NPB është përshkallëzuar pas bllokimit të llogarisë së ndërmarrjes, ndërsa punëtorët kanë mbetur pa paga. Rama ka thënë se nga kjo çështje preken rreth 350 familje, ndërsa përfaqësues të punëtorëve kanë deklaruar se bëhet fjalë për mbi 380 punëtorë. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Sveçla i reagon Ramës për NPB-në: Duhet të tregojë pse përfaqësuesi ligjor i Komunës mungoi në seancëFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Kryesuesi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me situatën në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) dhe kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Supreme për shqyrtimin me prioritet të rastit.Rama sot ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Supreme për rastin e NPB-së, duke thënë se çështja është adresuar në gjykatë që nga fillimi i qeverisjes së tij. Ai ka pretenduar se një vendim i marrë para mandatit të tij është i paligjshëm dhe ka rrezikuar ndërmarrjen. “Ne nuk e kemi krijuar këtë problem. Kemi vepruar për ta ndalur. Tani kërkojmë vendim, mbrojtje të ndërmarrjes dhe llogaridhënie”, ka shkruar Rama.Pas këtij postimi, Sveçla ka thënë se Rama duhet të japë sqarime edhe për rolin e Komunës në procesin gjyqësor. Punëtorët e NPB-së pa paga për gati tre muaj - reagon Rama “Kryetari Rama paska treguar se i është drejtuar Gjykatës Supreme për rastin e NPB-së. Mirë ka bërë. Por duhet të tregojë edhe pse përfaqësuesi ligjor i Komunës nuk ka marrë pjesë në seancën e shqyrtimit kryesor në shkallë të parë", ka shkruar Sveçla."Qysh mundet Rama me thënë se prej fillimit e ka mbrojtur NPB-në, kur Komuna ka munguar pikërisht në seancën ku janë paraqitur faktet dhe provat e rastit?"."Përparim Rama, përmes heshtjes dhe mosveprimit të tij, mban përgjegjësi për gjendjen e krijuar në NPB”, përfundon postimi i tij.Situata në NPB është përshkallëzuar pas bllokimit të llogarisë së ndërmarrjes, ndërsa punëtorët kanë mbetur pa paga. Rama ka thënë se nga kjo çështje preken rreth 350 familje, ndërsa përfaqësues të punëtorëve kanë deklaruar se bëhet fjalë për mbi 380 punëtorë. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...