Nga: Eduart CakaKëtë fillim tetori qëndrova në Stamboll për punë të mijat studimore. Sigurisht, kur vjen në këtë qytet të stërmadh që ka qenë kryeqendër e dy perandorive, nuk mund të mos i rezistosh dëshirës, por edhe nevojës që kërkon profesioni për të punuar në disa prej bibliotekave kryesore. Nuk di të them me saktësi se sa të tilla ka Stambolli; vetëm unë kam pasur mundësinë të qëndroj në së paku rreth njëzet prej tyre. Ambiente të pastra, shumë qetësi, me nëpunës të sjellshëm që të gjenden pranë për çdo paqartësi që mund të kesh. Një atmosferë që të ngjall një frymë deri diku sakraliteti, pikërisht ashtu sikurse e meriton libri dhe dija.Teksa shkruaj këtë tekst më vijnë në mendje me dhjetëra postulate mbi dijen, librin e bibliotekën, të cilat i hasim tashmë rëndomtë edhe të shkruara në rrjetet sociale, duke nisur me Ciceronin e Senekën e për të mbërritur deri tek Eco. Megjithatë, ndryshe prej asaj dashurie të madhe që reflektojmë me postimet në këto platforma, në mesin e të cilëve nuk janë të pakta as ato që kanë për autorë drejtues dhe përgjegjës që kanë për detyrë të bëjnë politikat e librit, artit e kulturës në vend, aktualiteti na servir përpara një panoramë aspak shpresëdhënëse.Megjithëse jemi një shtet që vitin në vijim festojmë plot 115 vjet pavarësi, fatkeqësisht ne ende nuk kemi një Bibliotekë Kombëtare në kuptimin e mirëfilltë të asaj se si duhet të jetë një institucion i tillë. Këtu nuk dëshiroj të ndalem te zjarret, përmbytjet apo “fatkeqësitë” e tjera që i kapluan librat e gjorë që gjendeshin në atë godinë - një pjesë e vogël e së cilës shërben si Bibliotekë Kombëtare, ndërsa pjesa tjetër është e mbushur me lloj-lloj shoqatash, baresh, parkingjesh etj. por, te rëndësia që ne si shtet dhe shoqëri i japim dijes në tërësinë e saj.Rasti i mësipërm nuk është i kufizuar, pasi frekuentuesit e bibliotekave e dinë mjaft mirë se në institucione të ngjashme librat dergjen korridoreve, janë të vendosura në tokë apo të grumbulluara në një cep, pasi godinat janë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.