PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Aeroporti i shkupitNikolloski: Trafiku ajror po rritet, Maqedonia mund të arrijë 4 milionë pasagjerë këtë vit
1 min čitanja
Aeroporti i shkupit

Nikolloski: Trafiku ajror po rritet, Maqedonia mund të arrijë 4 milionë pasagjerë këtë vit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Trafiku ajror në Maqedoni po përjeton një rritje të ndjeshme dhe, sipas Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, rezultatet janë për shkak të politikës së subvencionimit të linjave ajrore, e cila u krijua në vitin 2024 dhe filloi të zbatohet në vitin 2025.Nikolloski theksoi se numri i pasagjerëve në të dy aeroportet e vendit është vazhdimisht në rritje. Në korrik të këtij viti, trafiku u rrit me 21 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në gusht rritja arriti në 31 përqind."Kur u zgjodhëm, frekuenca totale e trafikut në të dy aeroportet së bashku ishte diku rreth 2 milionë e 400 mijë. Prisja që deri në fund të mandatit të parë të kësaj qeverie të OBRM-PDUKM-së diku rreth 3.2 - 3.3 milionë pasagjerë, dhe ne tashmë kemi arritur 3 milionë pasagjerë në një vit dhe këtë vit është vetëm çështje fati, fjalë për fjalë dhjetëra mijëra pasagjerë, nëse do të arrijmë 4 milionë pasagjerë", tha Nikolloski.Ai shtoi se Maqedonia, me një popullsi prej rreth 1.8 milionë banorësh, mund të arrijë 4 milionë pasagjerë në vit në të dy aeroportet./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Trafiku ajror në Maqedoni po përjeton një rritje të ndjeshme dhe, sipas Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, rezultatet janë për shkak të politikës së subvencionimit të linjave ajrore, e cila u krijua në vitin 2024 dhe filloi të zbatohet në vitin 2025.Nikolloski theksoi se numri i pasagjerëve në të dy aeroportet e vendit është vazhdimisht në rritje. Në korrik të këtij viti, trafiku u rrit me 21 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në gusht rritja arriti në 31 përqind."Kur u zgjodhëm, frekuenca totale e trafikut në të dy aeroportet së bashku ishte diku rreth 2 milionë e 400 mijë. Prisja që deri në fund të mandatit të parë të kësaj qeverie të OBRM-PDUKM-së diku rreth 3.2 - 3.3 milionë pasagjerë, dhe ne tashmë kemi arritur 3 milionë pasagjerë në një vit dhe këtë vit është vetëm çështje fati, fjalë për fjalë dhjetëra mijëra pasagjerë, nëse do të arrijmë 4 milionë pasagjerë", tha Nikolloski.Ai shtoi se Maqedonia, me një popullsi prej rreth 1.8 milionë banorësh, mund të arrijë 4 milionë pasagjerë në vit në të dy aeroportet./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…