PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Real madridZbulohet gjyqtari që pritet të ndajë drejtësinë në El Clasico, emri i tij ngjall reagime në Madrid
2 min čitanja
Real madrid

Zbulohet gjyqtari që pritet të ndajë drejtësinë në El Clasico, emri i tij ngjall reagime në Madrid

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Barcelona dhe Real Madridi tashmë e dinë emrin e gjyqtarit që pritet të ndajë drejtësinë në El Clasicon e parë të sezonit, më 25 tetor në “Camp Nou”.Sipas gazetarit Roberto Gomez të Radio MARCA, Komiteti Teknik i Gjyqtarëve ka caktuar Alejandro Jose Hernandez Hernandez për të gjykuar përballjen mes dy rivalëve të mëdhenj të futbollit spanjoll.Lajmi u bë i ditur në emisionin “La Tribu”, ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. Gomez ishte i prerë në deklaratën e tij: “Hernandez Hernandez do ta gjykojë El Clasicon”. Edhe Mundo Deportivo, ka raportuar për të njëjtin zhvillim, duke e cilësuar gjyqtarin nga Ishujt Kanarie si të përzgjedhurin për këtë sfidë. Megjithatë, statistikat e Hernandez Hernandez me të dyja skuadrat kanë nisur të ngrenë polemika, veçanërisht në Madrid.Gjyqtari spanjoll ka drejtuar 42 ndeshje të Barcelonës, në të cilat katalunasit kanë regjistruar 26 fitore, 12 barazime dhe vetëm katër humbje.Në anën tjetër, me Real Madridin ka qenë në 38 ndeshje, me “Los Blancos” që kanë marrë 21 fitore, gjashtë barazime dhe kanë pësuar 11 humbje. Mourinho “spastron” Real Madridin, dy emra të njohur jashtë planeve të tij Hernandez Hernandez ishte gjithashtu gjyqtari i El Clasicos së fundit të sezonit të kaluar, të cilin Barcelona e fitoi 2-0.Pikërisht për këtë arsye, caktimi i tij raportohet se ka shkaktuar shqetësim të madh në qarqet e Real Madridit, ku ekziston bindja se statistikat e tij në ndeshjet e mëdha nuk janë në favor të skuadrës madrilene./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Barcelona dhe Real Madridi tashmë e dinë emrin e gjyqtarit që pritet të ndajë drejtësinë në El Clasicon e parë të sezonit, më 25 tetor në “Camp Nou”.Sipas gazetarit Roberto Gomez të Radio MARCA, Komiteti Teknik i Gjyqtarëve ka caktuar Alejandro Jose Hernandez Hernandez për të gjykuar përballjen mes dy rivalëve të mëdhenj të futbollit spanjoll.Lajmi u bë i ditur në emisionin “La Tribu”, ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. Gomez ishte i prerë në deklaratën e tij: “Hernandez Hernandez do ta gjykojë El Clasicon”. Edhe Mundo Deportivo, ka raportuar për të njëjtin zhvillim, duke e cilësuar gjyqtarin nga Ishujt Kanarie si të përzgjedhurin për këtë sfidë. Megjithatë, statistikat e Hernandez Hernandez me të dyja skuadrat kanë nisur të ngrenë polemika, veçanërisht në Madrid.Gjyqtari spanjoll ka drejtuar 42 ndeshje të Barcelonës, në të cilat katalunasit kanë regjistruar 26 fitore, 12 barazime dhe vetëm katër humbje.Në anën tjetër, me Real Madridin ka qenë në 38 ndeshje, me “Los Blancos” që kanë marrë 21 fitore, gjashtë barazime dhe kanë pësuar 11 humbje. Mourinho “spastron” Real Madridin, dy emra të njohur jashtë planeve të tij Hernandez Hernandez ishte gjithashtu gjyqtari i El Clasicos së fundit të sezonit të kaluar, të cilin Barcelona e fitoi 2-0.Pikërisht për këtë arsye, caktimi i tij raportohet se ka shkaktuar shqetësim të madh në qarqet e Real Madridit, ku ekziston bindja se statistikat e tij në ndeshjet e mëdha nuk janë në favor të skuadrës madrilene./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…