PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
NaftaNafta rritet mbi 100 dollarë, tregjet tronditen nga frika e përshkallëzimit të luftës në Iran
2 min čitanja
Nafta

Nafta rritet mbi 100 dollarë, tregjet tronditen nga frika e përshkallëzimit të luftës në Iran

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm të enjten, duke rikthyer frikën për një valë të re inflacioni dhe duke ushtruar presion mbi tregjet financiare, ndërsa lufta mes SHBA-së dhe Iranit vazhdon dhe pasiguritë për furnizimet globale me naftë shtohen.Rritja e çmimeve të energjisë ka ardhur në një kohë kur investitorët po përballen edhe me sinjale se inflacioni mund të mbetet i lartë për më gjatë. Tregjet aziatike ranë, ndërsa Wall Street u tërhoq nga nivelet rekord të arritura së fundmi, transmeton Telegrafi.Nafta bruto Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me më shumë se 2%, duke kaluar sërish mbi 102 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate (WTI) u ngjit mbi 90 dollarë. Reuters raportoi se Brent po tregtohej rreth 102.28 dollarë për fuçi, ndërsa WTI rreth 89.94 dollarë.Tregjet e naftës janë ndikuar nga shqetësimet për furnizimet në Lindjen e Mesme, veçanërisht pas intensifikimit të sulmeve ndaj cisternave në Gjirin Persik dhe ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimit global me naftë.Shqetësimet janë shtuar edhe pas raportimeve se Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Pentagonit të përgatisë opsione për sulme të reja ndaj objektivave iraniane përpara zgjedhjeve afatmesme amerikane të nëntorit.Sipas raportimeve, përmasat dhe objektivat e mundshëm të një operacioni të ri ushtarak ende po diskutohen, ndërsa një operacion më i gjerë mund të zhvillohet edhe pas zgjedhjeve.Edhe mbështetësit e një aksioni të tillë nuk presin domosdoshmërisht që ai ta detyrojë Iranin të rikthehet në tryezën e negociatave apo të garantojë kalimin e sigurt të anijeve në ngushticën e Hormuzit. Një prej objektivave të mundshëm, sipas raportimeve, do të ishte demonstrimi i forcës nga presidenti Donald Trump përpara zgjedhjeve.Ndërkohë, sulmet ndaj anijeve në Hormuz kanë arritur nivele të larta që nga fillimi i luftës, duke shtuar rrezikun për transportin global të energjisë.Tregu është ndikuar edhe nga ndërprerjet e prodhimit në SHBA. Më shumë se 500 mijë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm të enjten, duke rikthyer frikën për një valë të re inflacioni dhe duke ushtruar presion mbi tregjet financiare, ndërsa lufta mes SHBA-së dhe Iranit vazhdon dhe pasiguritë për furnizimet globale me naftë shtohen.Rritja e çmimeve të energjisë ka ardhur në një kohë kur investitorët po përballen edhe me sinjale se inflacioni mund të mbetet i lartë për më gjatë. Tregjet aziatike ranë, ndërsa Wall Street u tërhoq nga nivelet rekord të arritura së fundmi, transmeton Telegrafi.Nafta bruto Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me më shumë se 2%, duke kaluar sërish mbi 102 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate (WTI) u ngjit mbi 90 dollarë. Reuters raportoi se Brent po tregtohej rreth 102.28 dollarë për fuçi, ndërsa WTI rreth 89.94 dollarë.Tregjet e naftës janë ndikuar nga shqetësimet për furnizimet në Lindjen e Mesme, veçanërisht pas intensifikimit të sulmeve ndaj cisternave në Gjirin Persik dhe ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimit global me naftë.Shqetësimet janë shtuar edhe pas raportimeve se Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Pentagonit të përgatisë opsione për sulme të reja ndaj objektivave iraniane përpara zgjedhjeve afatmesme amerikane të nëntorit.Sipas raportimeve, përmasat dhe objektivat e mundshëm të një operacioni të ri ushtarak ende po diskutohen, ndërsa një operacion më i gjerë mund të zhvillohet edhe pas zgjedhjeve.Edhe mbështetësit e një aksioni të tillë nuk presin domosdoshmërisht që ai ta detyrojë Iranin të rikthehet në tryezën e negociatave apo të garantojë kalimin e sigurt të anijeve në ngushticën e Hormuzit. Një prej objektivave të mundshëm, sipas raportimeve, do të ishte demonstrimi i forcës nga presidenti Donald Trump përpara zgjedhjeve.Ndërkohë, sulmet ndaj anijeve në Hormuz kanë arritur nivele të larta që nga fillimi i luftës, duke shtuar rrezikun për transportin global të energjisë.Tregu është ndikuar edhe nga ndërprerjet e prodhimit në SHBA. Më shumë se 500 mijë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…