PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
AfdAfD-ja kërkon t’i jepet fund mbështetjes gjermane për Ukrainën
2 min čitanja
Afd

AfD-ja kërkon t’i jepet fund mbështetjes gjermane për Ukrainën

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Partia e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD), do të paraqesë së bashku me partinë e vogël të së majtës, BSW, një mocion në parlamentin rajonal të Saksonisë-Anhaltit, për ndërprerjen e mbështetjes ushtarake gjermane për Ukrainën.Mocioni pritet të debatohet javën e ardhshme në parlamentin e këtij landi, megjithëse nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në politikën e jashtme të Gjermanisë, pasi kjo fushë është ekskluzivisht në kompetencë të qeverisë federale në Berlin.Megjithatë, iniciativa tregon presionin e fortë të AfD-së për t’i dhënë fund mbështetjes gjermane për Ukrainën dhe për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë, të cilat janë shkëputur në masë të madhe që nga pushtimi i plotë rus i Ukrainës në shkurt 2022.“Ky mocion simbolizon dëshirën për ndryshim”, deklaroi Ulrich Siegmund, kreu i AfD-së në Saksoninë-Anhalt.Siegmund udhëhoqi AfD-në drejt rezultatit më të mirë elektoral në historinë e saj muajin e kaluar, duke dalë e para në zgjedhjet e landit, por pa arritur shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e parë të AfD-së në Gjermani.Që prej atëherë, ai ka shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit politik me BSW-në, e cila, ashtu si AfD-ja, prej kohësh kundërshton mbështetjen gjermane për Ukrainën.Siegmund tha se partia e tij do të shfrytëzojë çdo mundësi për t’i bërë presion qeverisë së kancelarit Friedrich Merz, që “më në fund të angazhohet për përfundimin e luftës dhe jo për zgjatjen e saj”.Ai argumentoi gjithashtu se paratë që shpenzohen për Ukrainën duhet të përdoren “për njerëzit në vendin tonë”.Edhe themeluesja e BSW-së, Sahra Wagenknecht, mbështeti nismën, transmeton Telegrafi.Në një postim në platformën X, ajo tha se Gjermanisë i nevojitet “një qeveri federale që më në fund të bëjë përpjekje për të rifilluar dialogun me Moskën”.Mocioni vjen rreth dy javë pasi ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, zhvilloi një takim me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Partia e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD), do të paraqesë së bashku me partinë e vogël të së majtës, BSW, një mocion në parlamentin rajonal të Saksonisë-Anhaltit, për ndërprerjen e mbështetjes ushtarake gjermane për Ukrainën.Mocioni pritet të debatohet javën e ardhshme në parlamentin e këtij landi, megjithëse nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në politikën e jashtme të Gjermanisë, pasi kjo fushë është ekskluzivisht në kompetencë të qeverisë federale në Berlin.Megjithatë, iniciativa tregon presionin e fortë të AfD-së për t’i dhënë fund mbështetjes gjermane për Ukrainën dhe për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë, të cilat janë shkëputur në masë të madhe që nga pushtimi i plotë rus i Ukrainës në shkurt 2022.“Ky mocion simbolizon dëshirën për ndryshim”, deklaroi Ulrich Siegmund, kreu i AfD-së në Saksoninë-Anhalt.Siegmund udhëhoqi AfD-në drejt rezultatit më të mirë elektoral në historinë e saj muajin e kaluar, duke dalë e para në zgjedhjet e landit, por pa arritur shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e parë të AfD-së në Gjermani.Që prej atëherë, ai ka shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit politik me BSW-në, e cila, ashtu si AfD-ja, prej kohësh kundërshton mbështetjen gjermane për Ukrainën.Siegmund tha se partia e tij do të shfrytëzojë çdo mundësi për t’i bërë presion qeverisë së kancelarit Friedrich Merz, që “më në fund të angazhohet për përfundimin e luftës dhe jo për zgjatjen e saj”.Ai argumentoi gjithashtu se paratë që shpenzohen për Ukrainën duhet të përdoren “për njerëzit në vendin tonë”.Edhe themeluesja e BSW-së, Sahra Wagenknecht, mbështeti nismën, transmeton Telegrafi.Në një postim në platformën X, ajo tha se Gjermanisë i nevojitet “një qeveri federale që më në fund të bëjë përpjekje për të rifilluar dialogun me Moskën”.Mocioni vjen rreth dy javë pasi ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, zhvilloi një takim me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…