PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arabia sauditeTre të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur në sulmet e Houthëve ndaj aeroporteve në Arabinë Saudite
2 min čitanja
Arabia saudite

Tre të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur në sulmet e Houthëve ndaj aeroporteve në Arabinë Saudite

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Tre persona janë vrarë në sulmet ndaj aeroporteve në Arabinë Saudite gjatë dy ditëve të fundit, njoftuan autoritetet, ndërsa përshkallëzimi i luftimeve u përhap nga kufiri i Jemenit drejt brendësisë së mbretërisë.Dy persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën në një sulm në Aeroportin Ndërkombëtar të Abha-s, njoftoi të mërkurën Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Arabisë Saudite (GACA).Në një incident të veçantë, një person u vra dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm ndaj Aeroportit Ndërkombëtar "Mbreti Khalid" në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, shtoi autoriteti.Sulmet, për të cilat Houthët kanë marrë përgjegjësinë, shënojnë një përshkallëzim të luftës së rinisur midis forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite dhe Houthëve të mbështetur nga Irani në Jemen.Dy aeroportet u sulmuan më 6 dhe 7 tetor, sipas GACA-s, e cila nuk specifikoi se kur u godit secili prej tyre.Dy gra, me shtetësi marokene dhe algjeriane, u vranë gjatë sulmit në aeroportin e Abha-s, pranë kufirit me Jemenin, sipas GACA-s.Ndërkohë, një burrë me shtetësi sudaneze u vra në aeroportin "Mbreti Khalid", shtoi autoriteti.Autoriteti i aviacionit civil të vendit nuk përmendi se kush ishte përgjegjës për sulmet, por zëdhënësi ushtarak i Houthëve, Yahya Saree, tha se forcat e tyre të armatosura kishin sulmuar të dy aeroportet saudite me raketa balistike dhe dronë.Zëdhënësi ushtarak i Houthëve tha gjithashtu se ata sulmuan Aeroportin Ndërkombëtar të Adenit në Jemen të mërkurën. Ky aeroport është një pikë kryesore hyrëse ndërkombëtare për zonat e Jemenit që nuk janë nën kontrollin e Houthëve dhe është shënjestruar vazhdimisht sa herë që shpërthejnë luftimet në vend.Saree tha se dy sulmet ndaj aeroporteve të Arabisë Saudite ishin në "përgjigje të agresionit saudit kundër vendit tonë", i cili përfshiu "60 sulme ajrore dhe me raketa në 24 orët e fundit".Lufta civile në Jemen është përkeqësuar javët e fundit, pasi Houthët, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të veriperëndimit të

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Tre persona janë vrarë në sulmet ndaj aeroporteve në Arabinë Saudite gjatë dy ditëve të fundit, njoftuan autoritetet, ndërsa përshkallëzimi i luftimeve u përhap nga kufiri i Jemenit drejt brendësisë së mbretërisë.Dy persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën në një sulm në Aeroportin Ndërkombëtar të Abha-s, njoftoi të mërkurën Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Arabisë Saudite (GACA).Në një incident të veçantë, një person u vra dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm ndaj Aeroportit Ndërkombëtar "Mbreti Khalid" në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, shtoi autoriteti.Sulmet, për të cilat Houthët kanë marrë përgjegjësinë, shënojnë një përshkallëzim të luftës së rinisur midis forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite dhe Houthëve të mbështetur nga Irani në Jemen.Dy aeroportet u sulmuan më 6 dhe 7 tetor, sipas GACA-s, e cila nuk specifikoi se kur u godit secili prej tyre.Dy gra, me shtetësi marokene dhe algjeriane, u vranë gjatë sulmit në aeroportin e Abha-s, pranë kufirit me Jemenin, sipas GACA-s.Ndërkohë, një burrë me shtetësi sudaneze u vra në aeroportin "Mbreti Khalid", shtoi autoriteti.Autoriteti i aviacionit civil të vendit nuk përmendi se kush ishte përgjegjës për sulmet, por zëdhënësi ushtarak i Houthëve, Yahya Saree, tha se forcat e tyre të armatosura kishin sulmuar të dy aeroportet saudite me raketa balistike dhe dronë.Zëdhënësi ushtarak i Houthëve tha gjithashtu se ata sulmuan Aeroportin Ndërkombëtar të Adenit në Jemen të mërkurën. Ky aeroport është një pikë kryesore hyrëse ndërkombëtare për zonat e Jemenit që nuk janë nën kontrollin e Houthëve dhe është shënjestruar vazhdimisht sa herë që shpërthejnë luftimet në vend.Saree tha se dy sulmet ndaj aeroporteve të Arabisë Saudite ishin në "përgjigje të agresionit saudit kundër vendit tonë", i cili përfshiu "60 sulme ajrore dhe me raketa në 24 orët e fundit".Lufta civile në Jemen është përkeqësuar javët e fundit, pasi Houthët, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të veriperëndimit të

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…