PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Cesc fabregasTrajneri i njohur spanjoll favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Man United
2 min čitanja
Cesc fabregas

Trajneri i njohur spanjoll favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Man United

Reakcije čitalacaUčitavamo…

E ardhmja e stolit të Manchester Unitedit ka hyrë në një fazë vendimtare, ndërsa drejtuesit e klubit kanë nisur të shqyrtojnë alternativa për trajnerin Michael Carrick.Sipas raportimeve, Cesc Fabregas është një prej opsioneve serioze që po merret në konsideratë nga “Djajtë e Kuq”, në rast se klubi vendos ta shkarkojë Carrickun nga posti i trajnerit të ekipit të parë.Pozita e Carrickut në “Old Trafford” është bërë tejet delikate. Sipas raportimit të Indykaila, bordi i klubit i ka dhënë trajnerit një ultimatum të kushtëzuar deri në pushimin e ardhshëm të nëntorit për kombëtaret, me synimin që të përmbysë krizën e rezultateve dhe ta rikthejë skuadrën në rrugën e duhur. Nëse rezultatet dhe grumbullimi i pikëve nuk përmirësohen ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, aventura e ish-mesfushorit anglez në stolin e Manchester Unitedit mund të përfundojë para kohe.Në anën tjetër, interesimi për Fabregasin lidhet me progresin e tij të dukshëm në aspektin taktik dhe metodologjik në rolin e trajnerit në futbollin evropian, paraqitje që thuhet se ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Manchester Unitedit.Kështu, ish-ylli i Arsenalit dhe Barcelonës mund të bëhet një prej kandidatëve kryesorë për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”, nëse Carrick nuk arrin ta ndryshojë situatën në javët e ardhshme./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

E ardhmja e stolit të Manchester Unitedit ka hyrë në një fazë vendimtare, ndërsa drejtuesit e klubit kanë nisur të shqyrtojnë alternativa për trajnerin Michael Carrick.Sipas raportimeve, Cesc Fabregas është një prej opsioneve serioze që po merret në konsideratë nga “Djajtë e Kuq”, në rast se klubi vendos ta shkarkojë Carrickun nga posti i trajnerit të ekipit të parë.Pozita e Carrickut në “Old Trafford” është bërë tejet delikate. Sipas raportimit të Indykaila, bordi i klubit i ka dhënë trajnerit një ultimatum të kushtëzuar deri në pushimin e ardhshëm të nëntorit për kombëtaret, me synimin që të përmbysë krizën e rezultateve dhe ta rikthejë skuadrën në rrugën e duhur. Nëse rezultatet dhe grumbullimi i pikëve nuk përmirësohen ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, aventura e ish-mesfushorit anglez në stolin e Manchester Unitedit mund të përfundojë para kohe.Në anën tjetër, interesimi për Fabregasin lidhet me progresin e tij të dukshëm në aspektin taktik dhe metodologjik në rolin e trajnerit në futbollin evropian, paraqitje që thuhet se ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Manchester Unitedit.Kështu, ish-ylli i Arsenalit dhe Barcelonës mund të bëhet një prej kandidatëve kryesorë për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”, nëse Carrick nuk arrin ta ndryshojë situatën në javët e ardhshme./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…