PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Donald trumpTrump Mobile la të pambrojtur përdoruesit e hakuar, “nuk kemi ekip që merret me këtë”
2 min čitanja
Donald trump

Trump Mobile la të pambrojtur përdoruesit e hakuar, “nuk kemi ekip që merret me këtë”

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Operatori amerikan Trump Mobile është hakuar dhe të dhënat personale të rreth 3,615 klientëve dyshohet se janë komprometuar.Grupi i hakerëve që pretendon se qëndron pas sulmit thotë se kompania nuk kishte një ekip të dedikuar për t’u marrë me incidentin.Sipas raportimeve, të dhënat e ekspozuara përfshijnë emra, adresa banimi, adresa elektronike, numra telefoni dhe informacione rreth porosive.Grupi i hakerëve, i njohur si BYOD, pretendon se ka depërtuar në sistem përmes një punonjësi të kompanisë Liberty Mobile, e cila është e përfshirë në funksionimin e Trump Mobile. Hakerët pretendojnë se kanë siguruar qasje edhe në pjesën e pasme të sistemit të uebfaqes së Trump Mobile.Disa klientë të prekur kanë konfirmuar se të dhënat e publikuara nga hakerët përputhen me informacionet e tyre personale. Në mesin e personave të prekur dyshohet se është edhe zyrtari përgjegjës për teknologjinë dhe sigurinë e informacionit në Trump Mobile.Sipas hakerëve, kur kompania u njoftua për sulmin, përgjigjja e saj ishte se “nuk kemi ekip që merret me këtë”, ndërsa hakerët u cilësuan si terroristë.Trump Mobile deri tani nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me pretendimet për sulmin kibernetik.Ky nuk është rasti i parë i problemeve të sigurisë për kompaninë. Më herët gjatë këtij viti, një studiues i sigurisë kibernetike kishte mundur të shihte të dhënat e rreth 27 mijë klientëve.Trump Mobile është një operator virtual mobil që përdor emrin e familjes Trump përmes një marrëveshjeje licencimi. Shërbimi dhe pajisja T1 menaxhohen nga Liberty Mobile. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Operatori amerikan Trump Mobile është hakuar dhe të dhënat personale të rreth 3,615 klientëve dyshohet se janë komprometuar.Grupi i hakerëve që pretendon se qëndron pas sulmit thotë se kompania nuk kishte një ekip të dedikuar për t’u marrë me incidentin.Sipas raportimeve, të dhënat e ekspozuara përfshijnë emra, adresa banimi, adresa elektronike, numra telefoni dhe informacione rreth porosive.Grupi i hakerëve, i njohur si BYOD, pretendon se ka depërtuar në sistem përmes një punonjësi të kompanisë Liberty Mobile, e cila është e përfshirë në funksionimin e Trump Mobile. Hakerët pretendojnë se kanë siguruar qasje edhe në pjesën e pasme të sistemit të uebfaqes së Trump Mobile.Disa klientë të prekur kanë konfirmuar se të dhënat e publikuara nga hakerët përputhen me informacionet e tyre personale. Në mesin e personave të prekur dyshohet se është edhe zyrtari përgjegjës për teknologjinë dhe sigurinë e informacionit në Trump Mobile.Sipas hakerëve, kur kompania u njoftua për sulmin, përgjigjja e saj ishte se “nuk kemi ekip që merret me këtë”, ndërsa hakerët u cilësuan si terroristë.Trump Mobile deri tani nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me pretendimet për sulmin kibernetik.Ky nuk është rasti i parë i problemeve të sigurisë për kompaninë. Më herët gjatë këtij viti, një studiues i sigurisë kibernetike kishte mundur të shihte të dhënat e rreth 27 mijë klientëve.Trump Mobile është një operator virtual mobil që përdor emrin e familjes Trump përmes një marrëveshjeje licencimi. Shërbimi dhe pajisja T1 menaxhohen nga Liberty Mobile. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…