Kombëtarja e argjentinësPas Lionel Messit, kush do ta veshë fanellën me numrin 10 të Argjentinës?
2 min čitanja
Kombëtarja e argjentinës
Pas Lionel Messit, kush do ta veshë fanellën me numrin 10 të Argjentinës?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Pas më shumë se dy dekadash, Lionel Messi i ka dhënë fund aventurës së tij me Argjentinën. Të martën mbrëma, në “Estadio Monumental” të River Plate, Messi zhvilloi paraqitjen e tij të fundit me fanellën e Argjentinës. Për 39-vjeçarin ishte ndeshja e 208-të me përfaqësuesen, ndërsa ai largohet si lojtari me më shumë paraqitje dhe golashënuesi më i mirë në historinë e saj, me 125 gola.Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës 2022 dhe dy titujve të Copa América, duke e mbyllur një epokë të jashtëzakonshme. Në Botërorin e vitit 2026 ai shënoi tetë gola, por Argjentina humbi finalen ndaj Spanjës.Tani, përzgjedhësi Lionel Scaloni duhet të ndërtojë një Argjentinë pa lojtarin që për vite të tëra ishte pika qendrore e saj.Dhe një prej pyetjeve më të mëdha është: kush do ta veshë fanellën me numrin 10? Pesha e fanellës Trashëgimia e Diego Maradonës dhe Lionel Messit e bën fanellën me numrin 10 ndoshta më të rëndën në futbollin argjentinas.Pas pensionimit të Maradonës në vitin 1994, Argjentina kaloi një periudhë të vështirë tranzicioni. Pablo Aimar, Ariel Ortega dhe Juan Román Riquelme e veshën fanellën në periudha të ndryshme, por askush nuk arriti të mbushte boshllëkun e krijuar nga legjenda e vitit 1986. “Më i miri i të gjitha kohërave iku”, Scaloni emocionon me fjalët e tij pas lamtumirës së Messit Riquelme e mbajti fillimisht fanellën me numrin 10, ndërsa më pas ia la atë Messit. Edhe për yllin e Barcelonës nuk ishte e lehtë të fitonte menjëherë zemrat e të gjithë tifozëve argjentinas.Por Messi evoluoi nga një organizator i qetë në një lider të jashtëzakonshëm dhe përfundimisht e bëri numrin 10 të tijin.Tani, sfida është edhe më e madhe. Zgjedhja më e sigurt - Julián Álvarez Një prej kandidatëve më të natyrshëm është Julián Álvarez.Sulmuesi i Atlético Madridit e ka zëvendësuar Messin në disa raste gjatë ciklit të kualifikueseve të Botërorit 2026, sidomos në ndeshjet kur kapiteni ishte i kufizuar në paraqitje.Álvarez regjistroi shtatë kontribute në gola
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.