Foto: TelegrafiIz objave izvora
Republikanët që garojnë në zgjedhje të rëndësishme në SHBA po tregohen gjithnjë e më të kujdesshëm për të bërë fushatë krah presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa kjo situatë duket se po e shqetëson presidentin amerikan.Sipas një analize të CNN, shumë pak kandidatë republikanë morën pjesë në tubimin e madh të Trumpit muajin e kaluar. Ndërkohë, edhe agjenda e udhëtimeve të presidentit po shmang disa prej shteteve ku priten gara të forta.Lideri amerikan ka këmbëngulur se paraqitjet e tij në tubime po ndihmojnë kandidatët republikanë dhe se mbështetja për partinë është duke u rritur. Ai ka folur vazhdimisht për turmat në aktivitetet e tij dhe për ndikimin që, sipas tij, ato kanë në zgjedhje.Megjithatë, disa republikanë duket se nuk duan që 80-vjeçari të jetë pjesë e fushatës së tyre. Në Texas, guvernatori Greg Abbott nuk pritet të marrë pjesë në tubimin e ardhshëm të presidentit, ndërsa në shtete të tjera kandidatët kanë mbajtur distancë nga paraqitjet e përbashkëta me të.Situata është veçanërisht e ndjeshme në disa gara për Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Në Iowa, për shembull, disa republikanë janë distancuar nga Trumpi për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me luftën në Iran, shkruan cnn.Ai kishte premtuar se do të udhëtonte në të gjithë SHBA-në për t'u bërë fushatë kandidatëve republikanë në zonat ku gara është e ngushtë. Por, më pak se katër javë para zgjedhjeve, ai ka vizituar vetëm një numër të kufizuar të zonave kryesore.Sipas CNN, kjo tregon se presidenti amerikan mund të mos shihet më nga të gjithë republikanët si një avantazh elektoral. Përkundrazi, disa kandidatë duket se kanë frikë se lidhja e ngushtë me presidentin mund t'u kushtojë vota.Për Trumpin, kjo është veçanërisht e ndjeshme, pasi ai e ka ndërtuar ndikimin e tij mbi Partinë Republikane gjatë dekadës së fundit dhe ka insistuar vazhdimisht se është figura që mund ta mobilizojë bazën republikane.Nëse republikanët vazhdojnë ta mbajnë larg fushatave të tyre, kjo mund të jetë një shenjë e dobësimit
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.