Instituti për hulumtime dhe të drejtat e njeriutIHDNj kërkon shpëtimin e menjëhershëm të minatorëve në Trepçë dhe nisjen e hetimeve
2 min čitanja
Instituti për hulumtime dhe të drejtat e njeriut
IHDNj kërkon shpëtimin e menjëhershëm të minatorëve në Trepçë dhe nisjen e hetimeve
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) ka shprehur shqetësim lidhur me situatën në minierën e Stantërgut, ku sipas tij 64 minatorë kanë mbetur të ngujuar nën tokë.Në një reagim të publikuar lidhur me rastin, IHDNj ka kërkuar nga institucionet dhe ekipet përgjegjëse që të angazhohen maksimalisht për shpëtimin dhe nxjerrjen e sigurt të minatorëve.Sipas institutit, minatorët ndodhen të shpërndarë në horizontet 11, 10, 9 dhe 8, në thellësi që arrijnë deri në rreth 645 metra.“Jeta dhe siguria e tyre duhet të jenë prioriteti absolut. Çdo minutë është e rëndësishme dhe operacioni i shpëtimit duhet të zhvillohet me urgjencë, profesionalizëm dhe koordinim të plotë”, thuhet në reagimin e IHDNj-së.Instituti ka bërë të ditur se, sipas informacioneve të deritanishme, dalja e minatorëve po realizohet përmes rrugëve emergjente, ndërsa ekipet përkatëse po punojnë për mundësimin e nxjerrjes së sigurt të tyre.Përveç operacionit të shpëtimit, IHDNj ka kërkuar edhe sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit, përfshirë shkaqet dhe funksionimin e mekanizmave, pajisjeve dhe procedurave të sigurisë.Në këtë drejtim, instituti i ka bërë thirrje Prokurorisë kompetente që të nisë hetime të plota, të pavarura dhe të paanshme.“Hetimi duhet të përcaktojë nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë, neglizhencë institucionale, mosfunksionim të pajisjeve apo përgjegjësi të tjera individuale dhe institucionale”, thuhet në reagim. Pas një defekti me energjinë elektrike, 63 minatorë të “Trepçës” mbesin të ngujuar në tunelin e minierës IHDNj ka theksuar se përgjegjësit, nëse konstatohen, duhet të mbajnë përgjegjësi në përputhje me ligjin.Instituti ka rikujtuar edhe një hulumtim të mëhershëm të tij, të titulluar “Punëtorët e padukshëm të Nëntokës”, përmes të cilit, sipas tij, janë dokumentuar kushtet e vështira të punës dhe rreziqet profesionale me të cilat përballen minatorët.Sipas IHDNj-së, minatorët përballen gjatë punës me ekspozim ndaj pluhurit, gazrave, ngarkesave t
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.