Christa pikeAmerikanja u zgjua pasi i mbijetoi ekzekutimit me dy injeksione vdekjeprurëse: Ku jam unë?
2 min čitanja
Christa pike
Amerikanja u zgjua pasi i mbijetoi ekzekutimit me dy injeksione vdekjeprurëse: Ku jam unë?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Christa Pike, e dënuara me vdekje në SHBA, është zgjuar dhe po flet rreth një javë pasi mbijetoi ndaj një përpjekjeje për ekzekutimin e saj me injeksion vdekjeprurës. Ndërkohë, avokatët e saj po kërkojnë të zbardhin se çfarë shkoi keq gjatë procedurës.Amerikanja pasi u zgjua të martën në spital filloi të pyeste “ku jam dhe kush jeni ju?”, thotë njëri prej avokatëve të saj.Randy Spivey, pjesëtar i ekipit ligjor të Pike, tha se ajo qëndron ende me dëmtime në funksionet njohëse, por është plotësisht e vetëdijshme për atë që i ndodhi gjatë përpjekjes për ekzekutim, shkruan bbc.Sipas tij, që nga zgjimi, Pike ka bërë një sërë pyetjesh, përfshirë edhe për familjen e Colleen Slemmer, gruas që ajo vrau rreth tri dekada më parë. Christa Pike zgjohet një javë pas injektimit vdekjeprurës, avokatët kërkojnë përgjigje Avokatët thanë se Pike kishte bashkëpunuar me ekipin e ekzekutimit për të gjetur një venë dhe ishte e sjellshme dhe e qetë deri në momentin kur iu injektua substanca.Pas kësaj, ajo u zgjua në spital me një tub në fyt dhe e rrethuar nga persona që nuk i njihte.“Ne nuk e dimë se çfarë pasojash do të ketë e gjithë kjo” në shëndetin e saj mendor, tha Spivey, duke e përshkruar Pike si “të zemëruar dhe të hutuar”.“Ajo që i ndodhi Christës ishte pikërisht ajo për të cilën shteti ishte paralajmëruar se mund të ndodhte”, shtoi avokati.Gruas 50-vjeçares iu administruan dy doza të pentobarbitalit më 30 shtator në një burg të Tennesseet, por ajo nuk vdiq. Sipas avokatëve të saj, ajo besohet të jetë personi i vetëm që ka mbijetuar pasi i janë administruar barnat për një ekzekutim me injeksion vdekjeprurës. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.