ShakiraShakira thyen rekordin e shikueshmërisë në koncertin e fundit në Madrid derisa ndau po ashtu skenën me artisten shqiptare Dua Lipa
2 min čitanja
Shakira
Shakira thyen rekordin e shikueshmërisë në koncertin e fundit në Madrid derisa ndau po ashtu skenën me artisten shqiptare Dua Lipa
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Amazon Music ka bërë të ditur se koncerti i Shakirës, i mbajtur më 3 tetor në kryeqytetin spanjoll, Madrid, është performanca e transmetuar drejtpërdrejt më e ndjekur nga një artiste femër në historinë e platformës.Koncerti u transmetua në Amazon Music, Prime Video dhe Twitch dhe u zhvillua në qytetin e fundit të turneut botëror të Shakirës, “Las Mujeres Ya No Lloran World Tour”, si pjesë e rezidencës së saj evropiane në Madrid, ES Latina European Residency.Në këtë mbrëmje speciale, ylli kolumbian pati edhe një të ftuar të veçantë. Këngëtarja shqiptare me fame botërore, Dua Lipa iu bashkua Shakirës në skenë për të interpretuar në një version akustik këngën “Antología”.Koncerti u mbajt në Estadio Shakira, një stadium i përkohshëm i ndërtuar brenda kompleksit Iberdrola Music, në zonën Villaverde të Madridit. Transmetimi rekord ishte pjesa qendrore e fushatës vjetore të Amazon Music, “Music Connects Us”, e cila në edicionin e vitit 2026 mban temën “The Women Shaping Latin Music” dhe i kushtohet artisteve, tingujve dhe lëvizjeve kulturore që po ndikojnë në zhvillimin e muzikës latine.Sipas Amazon Music, programi i këtij viti “nderon gratë që hapën rrugën, feston ato që po e çojnë muzikën përpara sot dhe krijon mundësi për brezin e ardhshëm”, përmes nismave të ndryshme në fushën e edukimit dhe tregtisë, duke e çuar këtë mesazh përtej vetë koncertit.“Las Mujeres Ya No Lloran World Tour është shndërruar në diçka shumë më të madhe nga sa mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë dhe jam jashtëzakonisht krenare për të”, është shprehur Shakira.Ndërkohë, Rocío Guerrero, drejtoreshë e muzikës për rajonin Latin-Iberia në Amazon Music, vlerësoi ndikimin e gjatë të artistes kolumbiane në skenën ndërkombëtare.“Shakira ka kaluar më shumë se tri dekada duke i treguar botës se çfarë është e mundur kur një grua latine refuzon të pranojë kufizime në muzikën, ambicien apo ndikimin e saj. Ajo ka ndihmuar në ndryshimin e mënyrës se si artistët latinë perceptohen në skenën globale, ndërsa ka përd
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.