PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraArrestohen dy rumunë në Zvicër, dyshohet se grabitën viktimat duke i shpërqendruar me “dhurata”
1 min čitanja
Lajme nga zvicra

Arrestohen dy rumunë në Zvicër, dyshohet se grabitën viktimat duke i shpërqendruar me “dhurata”

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një grua 28-vjeçare dhe një burrë 30-vjeçar nga Rumania janë arrestuar në kantonin e Lucernës, nën dyshimin se kishin vjedhur bizhuteri të vlefshme duke përdorur një skemë të pazakontë. Sipas policisë së Lucernës, dy të dyshuarit i afronin viktimat duke nisur biseda me pretekste të ndryshme. Gjatë bisedës, gruaja i vendoste viktimës një gjerdan rreth qafës, duke krijuar përshtypjen se po i bënte një dhuratë. Gjerdani, megjithatë, ishte vetëm bizhuteri kostumesh, shkruan Waston, transmeton Telegrafi. Më pas, ajo e përqafonte viktimën dhe, gjatë këtij momenti, dyshohet se i hiqte nga qafa bizhuteritë e saj të vlefshme pa u vënë re. Policia ndërhyri pas marrjes së informacionit për rastet dhe një patrullë arriti t’i ndalonte dhe arrestonte dy të dyshuarit. Autoritetet zvicerane paralajmërojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm kur persona të panjohur tentojnë t’i afrohen me pretekste të ndryshme, veçanërisht kur përpiqen t’i shpërqendrojnë përmes përqafimeve ose kontakteve fizike. Policia e Lucernës u bën thirrje qytetarëve të mos shpërqendrohen nga bisedat e papritura me të panjohur dhe të tregojnë kujdes ndaj tentativave të tilla për vjedhje./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një grua 28-vjeçare dhe një burrë 30-vjeçar nga Rumania janë arrestuar në kantonin e Lucernës, nën dyshimin se kishin vjedhur bizhuteri të vlefshme duke përdorur një skemë të pazakontë. Sipas policisë së Lucernës, dy të dyshuarit i afronin viktimat duke nisur biseda me pretekste të ndryshme. Gjatë bisedës, gruaja i vendoste viktimës një gjerdan rreth qafës, duke krijuar përshtypjen se po i bënte një dhuratë. Gjerdani, megjithatë, ishte vetëm bizhuteri kostumesh, shkruan Waston, transmeton Telegrafi. Më pas, ajo e përqafonte viktimën dhe, gjatë këtij momenti, dyshohet se i hiqte nga qafa bizhuteritë e saj të vlefshme pa u vënë re. Policia ndërhyri pas marrjes së informacionit për rastet dhe një patrullë arriti t’i ndalonte dhe arrestonte dy të dyshuarit. Autoritetet zvicerane paralajmërojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm kur persona të panjohur tentojnë t’i afrohen me pretekste të ndryshme, veçanërisht kur përpiqen t’i shpërqendrojnë përmes përqafimeve ose kontakteve fizike. Policia e Lucernës u bën thirrje qytetarëve të mos shpërqendrohen nga bisedat e papritura me të panjohur dhe të tregojnë kujdes ndaj tentativave të tilla për vjedhje./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…