PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
RusiaRusia përballet me mbi 1600 sanksione të reja të BE-së
2 min čitanja
Rusia

Rusia përballet me mbi 1600 sanksione të reja të BE-së

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar unanimisht një paketë me më shumë se 1600 sanksione ndaj individëve dhe subjekteve të lidhura me kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë.Bëhet fjalë për listën më të madhe të vetme të sanksioneve të reja që BE-ja ka propozuar që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës.Megjithatë, vendimi i ambasadorëve nuk përbën ende miratimin përfundimtar të sanksioneve. Paketa pritet t'u dërgohet ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, të cilët do të votojnë për miratimin formal të saj të hënën, shkruan skynews.Sipas listës së siguruar nga The Kyiv Independent, masat synojnë një gamë të gjerë kompanish dhe individësh të industrisë së mbrojtjes ruse, nga kantieret e ndërtimit të anijeve dhe kompanitë e aviacionit, deri te prodhuesit e pajisjeve elektronike, objektet për riparimin e automjeteve të blinduara dhe kompanitë e industrisë hapësinore.Sipas të dhënave më të fundit, paketa përfshin 743 individë dhe 826 subjekte, ndërsa 77 persona të tjerë që morën pjesë në zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës janë gjithashtu në shënjestër.Sanksionet përfshijnë masa si ngrirja e aseteve, ndalimi i udhëtimit dhe ndalimi i ofrimit të fondeve për personat dhe subjektet e përfshira në listë.Që nga viti 2022, rreth 3000 individë dhe subjekte janë sanksionuar nga BE-ja në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar unanimisht një paketë me më shumë se 1600 sanksione ndaj individëve dhe subjekteve të lidhura me kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë.Bëhet fjalë për listën më të madhe të vetme të sanksioneve të reja që BE-ja ka propozuar që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës.Megjithatë, vendimi i ambasadorëve nuk përbën ende miratimin përfundimtar të sanksioneve. Paketa pritet t'u dërgohet ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, të cilët do të votojnë për miratimin formal të saj të hënën, shkruan skynews.Sipas listës së siguruar nga The Kyiv Independent, masat synojnë një gamë të gjerë kompanish dhe individësh të industrisë së mbrojtjes ruse, nga kantieret e ndërtimit të anijeve dhe kompanitë e aviacionit, deri te prodhuesit e pajisjeve elektronike, objektet për riparimin e automjeteve të blinduara dhe kompanitë e industrisë hapësinore.Sipas të dhënave më të fundit, paketa përfshin 743 individë dhe 826 subjekte, ndërsa 77 persona të tjerë që morën pjesë në zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës janë gjithashtu në shënjestër.Sanksionet përfshijnë masa si ngrirja e aseteve, ndalimi i udhëtimit dhe ndalimi i ofrimit të fondeve për personat dhe subjektet e përfshira në listë.Që nga viti 2022, rreth 3000 individë dhe subjekte janë sanksionuar nga BE-ja në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…