Foto: TelegrafiIz objave izvora
Një defekt në pajisjet elektrike në minierën e “Trepçës” në Stantërg ka bërë që 63 minatorë të mbeten brenda minierës.Për situatën ka reaguar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka thënë se, bazuar në informacionet e pranuara nga menaxhmenti i “Trepçës”, minatorët janë në gjendje të mirë.“Minatorët që ndodhen brenda minierës pas defektit në pajisjet elektrike janë në gjendje të mirë”, ka deklaruar Rizvanolli.Sipas saj, minatorët janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00.Ndërkohë, ekipet teknike janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike në minierë.Rizvanolli ka bërë të ditur se paralelisht është duke u organizuar edhe dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente. Pas një defekti me energjinë elektrike, 63 minatorë të “Trepçës” mbesin të ngujuar në tunelin e minierës “Ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji. Ndërkohë, po organizohet dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente”, ka thënë ajo.Në vendngjarje ndodhet edhe menaxhmenti i “Trepçës”, ndërsa për situatën janë mobilizuar edhe Policia e Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve.Deri në këto momente, sipas informatave të menaxhmentit, nuk raportohet për të lënduar dhe gjendja e minatorëve brenda minierës paraqitet e mirë.Puna e ekipeve teknike po vazhdon për eliminimin e defektit dhe normalizimin e furnizimit me energji elektrike./Telegrafi.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.