Lionel messiLetra e fundit e Messit për mbylljen e kapitullit me Argjentinën
2 min čitanja
Lionel messi
Letra e fundit e Messit për mbylljen e kapitullit me Argjentinën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Lionel Messi ka dhënë një mesazh emocional pas asaj që e ka përshkruar si ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Argjentinës.Kapiteni i “Albicelestes” ka pranuar se, edhe pse sapo ka përfunduar ndeshjen, tashmë ka filluar t’i mungojë fanella e kombëtares, ndërsa ka theksuar se është i bindur për vendimin që ka marrë.“Dje ishte ndeshja ime e fundit dhe tashmë më mungon veshja e fanellës bardhekaltër. E di që po marr vendimin e duhur. Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, i mbushur me gëzime dhe gjithashtu me disa trishtime, por e kam të qartë se ia vlejti çdo hap që bëra”, ka shkruar Messi.Argjentinasi ka pranuar se ka shumë gjëra të tjera që dëshiron të thotë, por emocionet e një momenti të tillë nuk mund të përmblidhen lehtë në vetëm disa fjalë.“Kam mbetur me shumë gjëra pa thënë. Është e pamundur të shpreh gjithçka që ndiej me disa fjalë apo në një postim”, ka deklaruar ai. “Ky udhëtim do të ishte i pamundur pa familjen time”Messi ka falënderuar në veçanti familjen e tij, e cila sipas tij ka qenë mbështetja kryesore gjatë gjithë karrierës me Argjentinën, sidomos në momentet më të vështira.“Ky udhëtim do të kishte qenë i pamundur pa familjen time, e cila gjithmonë ishte pranë meje dhe më mbështeti, sidomos në momentet e vështira, kur kisha më shumë nevojë”, ka shkruar ai.Kapiteni i Argjentinës ka falënderuar edhe miqtë, bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë stafet me të cilat ka punuar gjatë viteve. View this post on Instagram A post shared by Leo Messi (@leomessi) Messi nuk e harron MaradonënNë mesazhin e tij, Messi i ka kushtuar një pjesë të veçantë edhe Diego Armando Maradonës, legjendës së futbollit argjentinas.“Nuk dua ta harroj Diegon, i cili e vendosi vendin tonë aty ku e meritonte të ishte dhe që, siç them gjithmonë, e di se na ndihmoi duke qenë këtu me ne dhe gjithashtu nga qielli, në çdo hap që hodhëm”, ka shkruar Messi.Ai ka falënderuar edhe klubet ku ka luajtur, për respektin dhe mirëkuptimin që i kanë treguar gjatë kohës kur duhej t’i bashkohej Kombë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.