PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BasketbollÇmenduri në sekondat e fundit, Bashkimi nis me fitore aventurën evropiane
2 min čitanja
Basketboll

Çmenduri në sekondat e fundit, Bashkimi nis me fitore aventurën evropiane

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Bashkimi e ka nisur me fitore aventurën në sezonin e rregullt të FIBA Europe Cup, duke triumfuar në një ndeshje dramatike ndaj Valmiera Glass të Letonisë.Pas tri fitoreve radhazi në Superligën e Kosovës dhe suksesit në Superkupën e Kosovës për herë të parë në histori, prizrenasit vazhduan formën e mirë edhe në garat evropiane.Në palestrën “Sezai Surroi”, Bashkimi triumfoi me rezultat 79:77, në një ndeshje që u vendos në aksionin e fundit.Skuadra kosovare e mbylli çerekun e parë me epërsi 27:24, ndërsa Valmiera Glass reagoi në të dytin, të cilin e fitoi 16:13. Bashkimi riktheu kontrollin në çerekun e tretë, duke triumfuar 24:19, ndërsa fundi solli dramën e madhe.56 sekonda para fundit, Darren Williams barazoi rezultatin në 74:74 për mysafirët. Bashkimi reagoi menjëherë përmes Divine Myles, i cili realizoi një treshe për 77:74.Adrio Bailey më pas e vodhi topin në aksionin e Valmieras, por skuadra prizrenase nuk arriti ta ruante posedimin. Aminu Mohammed realizoi për tri pikë dhe barazoi rezultatin në 77:77.Megjithatë, në aksionin e fundit të ndeshjes, Myles mori përgjegjësinë dhe realizoi për dy pikë, duke i dhënë Bashkimit fitoren dramatike 79:77.Myles ishte shënuesi më i mirë i Bashkimit me 21 pikë, ndërsa paraqitjen më të kompletuar e pati Bailey, i cili regjistroi dyshifror të dyfishtë me 14 pikë, 10 kërcime dhe një asistim.Jajuan Johnson kontribuoi me 16 pikë në fitoren e prizrenasve. Te Valmiera Glass, më i dalluari ishte Mohammed me 16 pikë, 15 kërcime dhe katër asistime.Kjo ishte ndeshja e parë e Bashkimit në Grupin F të sezonit të rregullt të FIBA Europe Cup, ku përveç Valmiera Glass garojnë edhe Kalev i Estonisë, Korfezi i Turqisë, Elan Chalon i Francës dhe Manchesteri i Anglisë.Ndërkohë, në këtë edicion të FIBA Europe Cup garoi edhe Peja, por skuadra pejane nuk arriti të sigurojë një vend në sezonin e rregullt, pasi u eliminua në raundin kualifikues pas dy humbjeve ndaj Dinamo Bukureshtit./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Bashkimi e ka nisur me fitore aventurën në sezonin e rregullt të FIBA Europe Cup, duke triumfuar në një ndeshje dramatike ndaj Valmiera Glass të Letonisë.Pas tri fitoreve radhazi në Superligën e Kosovës dhe suksesit në Superkupën e Kosovës për herë të parë në histori, prizrenasit vazhduan formën e mirë edhe në garat evropiane.Në palestrën “Sezai Surroi”, Bashkimi triumfoi me rezultat 79:77, në një ndeshje që u vendos në aksionin e fundit.Skuadra kosovare e mbylli çerekun e parë me epërsi 27:24, ndërsa Valmiera Glass reagoi në të dytin, të cilin e fitoi 16:13. Bashkimi riktheu kontrollin në çerekun e tretë, duke triumfuar 24:19, ndërsa fundi solli dramën e madhe.56 sekonda para fundit, Darren Williams barazoi rezultatin në 74:74 për mysafirët. Bashkimi reagoi menjëherë përmes Divine Myles, i cili realizoi një treshe për 77:74.Adrio Bailey më pas e vodhi topin në aksionin e Valmieras, por skuadra prizrenase nuk arriti ta ruante posedimin. Aminu Mohammed realizoi për tri pikë dhe barazoi rezultatin në 77:77.Megjithatë, në aksionin e fundit të ndeshjes, Myles mori përgjegjësinë dhe realizoi për dy pikë, duke i dhënë Bashkimit fitoren dramatike 79:77.Myles ishte shënuesi më i mirë i Bashkimit me 21 pikë, ndërsa paraqitjen më të kompletuar e pati Bailey, i cili regjistroi dyshifror të dyfishtë me 14 pikë, 10 kërcime dhe një asistim.Jajuan Johnson kontribuoi me 16 pikë në fitoren e prizrenasve. Te Valmiera Glass, më i dalluari ishte Mohammed me 16 pikë, 15 kërcime dhe katër asistime.Kjo ishte ndeshja e parë e Bashkimit në Grupin F të sezonit të rregullt të FIBA Europe Cup, ku përveç Valmiera Glass garojnë edhe Kalev i Estonisë, Korfezi i Turqisë, Elan Chalon i Francës dhe Manchesteri i Anglisë.Ndërkohë, në këtë edicion të FIBA Europe Cup garoi edhe Peja, por skuadra pejane nuk arriti të sigurojë një vend në sezonin e rregullt, pasi u eliminua në raundin kualifikues pas dy humbjeve ndaj Dinamo Bukureshtit./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…