RrahjeE rrahën, e grabitën dhe e goditën me shishe në kokë, zvicerani rrezikon mbi 10 vjet burg
2 min čitanja
Rrahje
E rrahën, e grabitën dhe e goditën me shishe në kokë, zvicerani rrezikon mbi 10 vjet burg
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Dy burra në Bernë e rrahën brutalisht një 55-vjeçar, e grabitën dhe më pas u kthyen për ta sulmuar sërish me një shishe vere. Viktima pësoi lëndime të rënda dhe ende përballet me pasoja fizike e psikologjike. Njëri prej të akuzuarve po kërkon uljen e dënimit, ndërsa prokuroria kërkon mbi 10 vjet burg dhe trajtim spitalor.Ngjarja ka ndodhur natën mes 16 dhe 17 majit 2022, në një apartament në Büren an der Aare, në kantonin e Bernës.Dy të rinjtë, të cilët në atë kohë ishin 24 dhe 21 vjeç, ndodheshin në banesën e viktimës 55-vjeçare dhe po konsumonin alkool, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.Sipas aktakuzës, njëri prej tyre propozoi që ta grabisnin të njohurin e tyre. Më pas, 55-vjeçari u sulmua me grushte dhe shqelma. Edhe personi i dytë mori pjesë në rrahje, derisa viktima humbi ndjenjat.Dy burrat më pas i morën sendet me vlerë dhe u larguan nga banesa.U kthyen për ta sulmuar përsëriPor sulmi nuk përfundoi aty. Kur 55-vjeçari rifitoi vetëdijen, dy autorët u kthyen në apartament dhe e goditën disa herë në kokë me një shishe vere.Sipas prokurorisë, katër goditje u dhanë me shishe, ndërsa dy prej tyre dyshohet se u kryen nga i akuzuari nga rajoni i Emmental-it, i cili tashmë është 29 vjeç.Pas goditjeve, viktima humbi sërish ndjenjat.Sulmin dy burrat e kishin filmuar. Në regjistrim dëgjohet edhe kërcënimi ndaj viktimës:“Të shkatërruam. Nëse shkon ndonjëherë te policia, do të të therin.”Sipas akuzës, ata diskutuan gjithashtu mundësinë që t’i vinin zjarrin banesës për të zhdukur gjurmët.Kur tentuan të ktheheshin për herë të tretë në apartament, u larguan pasi panë një ambulancë jashtë.Viktima mbeti me pasoja të rënda55-vjeçari pësoi lëndime të rënda në fytyrë.Disa dhëmbë iu thyen ose u zhvendosën, ndërsa ai pësoi edhe fraktura në nofullën e sipërme, hundë dhe mollëzën e djathtë.Për shkak të dëmtimeve në hundë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në buzën e sipërme i kanë mbetur shenja të dukshme.Sipas avokatit të viktimës, sulmi ka ndryshuar jetën e tij.Ai ende
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.