PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Qamile marra​Qeveria shqiptare jep pension të posaçëm për 117-vjeçaren Qamile Marra
1 min čitanja
Qamile marra

​Qeveria shqiptare jep pension të posaçëm për 117-vjeçaren Qamile Marra

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi sot dhënien e një shtese të pensionit të posaçëm shtetëror për Qamile Marrën, 117-vjeçaren nga Ferrasi i Beratit.Sipas vendimit, Qamile Marra do të përfitojë një shtesë pensioni të posaçëm në masën e dhjetëfishit të pensionit social. Shuma e pensionit të saj, së bashku me përfitimet e tjera të parashikuara nga legjislacioni dhe këtë shtesë, nuk do të kalojë 12-fishin e pensionit social.Në 117 vjetët e jetës, nënë Qamilja ka parë të rriten pesë breza të familjes. Historia e saj tërhoqi vëmendjen e mediave për jetëgjatësinë e rrallë dhe energjinë me të cilën vazhdon të merret me punët e vogla të përditshme.Pas një jete pune në bujqësi, siç ajo rrëfeu për mediat, kujdeset për oborrin, e rrethuar nga familjarët. Krahas elementëve njerëzorë, familjarët ndanë publikisht edhe dëshirën që nënë Qamilja të përfitonte një pension të posaçëm.Tashmë, me propozimin e kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave i ka akorduar Qamile Metan Marrës një shtesë pensioni të posaçëm shtetëror, që sjell më shumë mbështetje financiare për të dhe familjen e saj. /ATSH

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi sot dhënien e një shtese të pensionit të posaçëm shtetëror për Qamile Marrën, 117-vjeçaren nga Ferrasi i Beratit.Sipas vendimit, Qamile Marra do të përfitojë një shtesë pensioni të posaçëm në masën e dhjetëfishit të pensionit social. Shuma e pensionit të saj, së bashku me përfitimet e tjera të parashikuara nga legjislacioni dhe këtë shtesë, nuk do të kalojë 12-fishin e pensionit social.Në 117 vjetët e jetës, nënë Qamilja ka parë të rriten pesë breza të familjes. Historia e saj tërhoqi vëmendjen e mediave për jetëgjatësinë e rrallë dhe energjinë me të cilën vazhdon të merret me punët e vogla të përditshme.Pas një jete pune në bujqësi, siç ajo rrëfeu për mediat, kujdeset për oborrin, e rrethuar nga familjarët. Krahas elementëve njerëzorë, familjarët ndanë publikisht edhe dëshirën që nënë Qamilja të përfitonte një pension të posaçëm.Tashmë, me propozimin e kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave i ka akorduar Qamile Metan Marrës një shtesë pensioni të posaçëm shtetëror, që sjell më shumë mbështetje financiare për të dhe familjen e saj. /ATSH

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…