Kombëtarja e kosovës u2115 pikë dhe një rekord i ri për Kosovën U21 - Hekuran Kryeziu flet për kampanjën e suksesshme të shpresave
2 min čitanja
Kombëtarja e kosovës u21
15 pikë dhe një rekord i ri për Kosovën U21 - Hekuran Kryeziu flet për kampanjën e suksesshme të shpresave
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kosova U21 e ka mbyllur kampanjën eliminatore për Kampionatin Evropian 2027 me 15 pikë, duke regjistruar një prej cikleve më të suksesshme në historinë e kësaj përfaqësueseje, ndonëse në fund mbeti jashtë objektivit për kualifikim.“Dardanët” e përfunduan Grupin A në pozitën e katërt, në një grup jashtëzakonisht të vështirë ku përballë kishin Spanjën, Finlandën dhe Rumaninë. Të tria këto përfaqësuese kishin qenë pjesë e Kampionatit Evropian U21 të vitit 2025 dhe në këtë cikël kishin në dispozicion shumë futbollistë me përvojë ndërkombëtare.Kosova grumbulloi 15 pikë nga katër fitore, tri barazime dhe tri humbje. Dy prej humbjeve erdhën ndaj Spanjës, ndërsa një ndaj Rumanisë, kurse ndaj Finlandës Kosova mori dy barazime – fillimisht 0-0 dhe më pas 4-4 në ndeshjen e fundit të kampanjës. Pikërisht ky barazim spektakolar 4-4 la një shije të hidhur, pasi Kosova kishte mundësinë që me një fitore të përfundonte në pozitën e tretë me 17 pikë, që do të ishte një tjetër arritje historike.Përzgjedhësi Hekuran Kryeziu e vlerësoi lart punën e bërë gjatë këtij cikli, por pranoi se i vjen keq për futbollistët që nuk arritën ta mbyllnin kampanjën me fitore ndaj Finlandës.“Ka qenë një kampanjë e suksesshme me 15 pikë në fund. Më vjen keq për lojtarët që nuk arritën fitore ndaj Finlandës, pasi do të kishim dalë për herë të parë në histori në vendin e tretë me 17 pikë dhe do ta mbyllnim një cikël të jashtëzakonshëm”, deklaroi Kryeziu. Një grup jashtëzakonisht i vështirëKryeziu, i cili e mori drejtimin e Kosovës U21 gjatë kampanjës pas largimit të Afrim Tovërlanit, theksoi vështirësitë me të cilat është përballur kjo përfaqësuese që nga fillimi i ciklit.Ai theksoi se situata ishte edhe më e komplikuar duke marrë parasysh se Kampionati Evropian U21 do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, çka sipas tij krijoi një situatë jo të zakonshme dhe solli pengesa gjatë gjithë eliminatoreve.Kjo pasi Shqipëria U21 e Alban Bushit, iu ofronte shumë lojtarëve dardanë, ndërsa arritën ta marrin kapitenin
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.