Foto: TelegrafiIz objave izvora
“Wine & Stories of Berat” ishte koncerti i vetëm i rep-artistit Capital T gjatë këtij viti, ndërsa pas një periudhe të gjatë me koncerte, udhëtime dhe performanca, ai vendosi të marrë një pauzë nga skena.Përmes një reagimi në rrjetet sociale, artisti ka treguar se kjo shkëputje ishte e nevojshme për të, jo vetëm për arsye profesionale, por edhe personale, derisa konfirmon rikthimin e tij të fuqishëm në skenën muzikore. “Wine & Stories of Berat ishte koncerti im i vetëm për këtë vit. Kjo pauzë nga skena ishte diçka që më duhej më shumë sesa e kisha mendu. Pas kaq shumë vitesh me koncerte, udhëtime, net pa gjumë, skena, festivale, qytete, shtete dhe mijëra njerëz përballë meje, këtë vit mora një vendim të vetëdijshëm: të mos bëja performanca”. Foto: Capital T / Instagram “Një pjesë e këtij vendimi erdhi duke parë situatat nëpër të cilat po kalojmë si popull. Ka momente kur muzika dhe festa nuk mund të ekzistojnë krejtësisht të shkëputura nga realiteti që na rrethon. Ndonjëherë duhet të ndalesh, të shikosh përreth dhe të kuptosh se çfarë po ndodh jashtë botës tënde”.“Por kjo pauzë kishte edhe një arsye tjetër shumë personale. Doja kohë. Kohë larg zhurmës, larg presionit të vazhdueshëm për të qenë gjithmonë prezent, larg ritmit këngë –> koncert –> këngë –>koncert”.Ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe është fokusuar në studio, ku po punon për një album të ri.“Doja ta ktheja gjithë atë energji përsëri në studio dhe në muzikë. Duke punu për një album të ri. Një album që për mua nuk është thjesht vazhdimi i asaj që kam bërë deri sot. Dua të flas për gjëra të tjera. Të prek tema që ndoshta nuk i kam prek më parë. Të tregoj perspektivën e njeriut që jam sot, pas gjithë këtyre viteve, jo vetëm artistin që publiku e njeh deri tani. Dhe pikërisht këtë vit më ka ndodh të mendoj shumë edhe për rrugëtimin”. Foto: Capital T / Instagram Në këtë periudhë reflektimi, artisti ka rikthyer vëmendjen edhe te 20 vitet e tij në muzikë, duke e cilësuar këtë rrugëtim si një lloj “time c
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.