Aleksandar vuçiqKongresisti amerikan akuzon Vuçiqin: Po tenton të vjedhë zgjedhjet në Serbi
1 min čitanja
Aleksandar vuçiq
Kongresisti amerikan akuzon Vuçiqin: Po tenton të vjedhë zgjedhjet në Serbi
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kongresisti amerikan, Joe Wilson ka akuzuar pushtetin e Aleksandar Vuçiqit se po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme në Serbi.Në një reagim të tij, Wilson ka pretenduar se “regjimi i Vuçiqit, i mbështetur nga Kina dhe Rusia, po përpiqet të vjedhë zgjedhjet”.Ai u ka bërë thirrje mbështetësve të demokracisë dhe komunitetit ndërkombëtar që ta monitorojnë nga afër procesin zgjedhor dhe të mos i anashkalojnë zhvillimet në Serbi. “Bota nuk duhet të shikojë nga ana tjetër!”, ka shkruar Wilson në X.Akuzat e Wilson vijnë në një periudhë të tensionuar politike në Serbi, ku zgjedhjet e 25 tetorit zhvillohen pas muajsh protestash kundër qeverisë. Vëzhgues ndërkombëtarë kanë ngritur më herët shqetësime për parregullsi në zgjedhjet serbe, ndërsa marrëdhëniet e Beogradit me Moskën dhe Pekinin vazhdojnë të jenë në fokus të kritikave perëndimore.Wilson kishte shprehur edhe më herët shqetësime për integritetin e zgjedhjeve në Serbi, duke thënë se ekzistojnë indikacione për presione dhe manipulime të mundshme të procesit zgjedhor. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.