Ferizaj lokaleKolegji Universum hap zyrtarisht Vitin e Ri Akademik 2026/27
2 min čitanja
Ferizaj lokale
Kolegji Universum hap zyrtarisht Vitin e Ri Akademik 2026/27
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në Kolegjin Universum në Ferizaj, ka nisur viti i ri akademik 2026/2027, me një ceremoni mirëseardhjeje për studentët e rinj.Në ditën e parë të tyre në institucionin e arsimit të lartë, studentët janë pritur nga stafi akademik dhe drejtuesit e Kolegjit Universum, ndërsa rektori Lulzim Zeneli ka përcjellë mesazhin e mirëseardhjes për gjeneratën e re.Në kuadër të aktivitetit është organizuar edhe Panairi i Departamenteve, ku studentët kanë pasur mundësi të njihen më nga afër me programet studimore, departamentet dhe mundësitë që ofron Kolegji Universum. Rektori i Kolegjit Universum, Lulzim Zeneli, tha se institucioni e nis vitin e ri akademik me përgatitje maksimale dhe me programe që synojnë t’u përgjigjen nevojave të tregut të punës.“Kolegji Universum këtë vit akademik e fillon me përgatitjet maksimale në të gjitha rrafshet. Si kolegj, tashmë kemi traditë shumëvjeçare në edukimin e arsimit të lartë dhe me programe të specializuara, të cilat i përgjigjen tregut të vendit. Duke e ditur se Kolegji Universum tashmë ka një traditë edhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, marrim praktikat më të mira ndërkombëtare dhe i adaptojmë ato në programet zhvillimore të edukimit në vend”, tha Zeneli.Drejtori i këtij departamenti, Jeton Havolli, tha se pritja e studentëve të rinj është një moment i veçantë edhe për stafin akademik.“Sot jemi jashtëzakonisht të lumtur, për shkak se po i presim studentët e viteve të para. Është një kënaqësi edhe për ne si mësimdhënës, duke pasur parasysh që ata e kanë pasur adresën e parë Kolegjin Universum”, u shpreh Havolli. Ndërkaq, udhëheqësja e Departamentit të Biznesit, Menaxhmentit dhe Marketingut Digjital, Ilire Ahmeti, tha se energjia dhe motivimi i studentëve të rinj e bëjnë fillimin e vitit akademik një moment të veçantë.“Është pjesa më e mirë e gjithë vitit të shohësh njerëz që janë të motivuar dhe kanë vullnetin për t’i vazhduar studimet. Personalisht, po e nis shumë mirë”, tha Ahmeti. Për studentët e rinj, dita e parë në Kolegj Universum është
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.