Justin shiroka-pulaFotografia e rrallë e presidentes së re të Kosovës në moshën 23-vjeçare
2 min čitanja
Justin shiroka-pula
Fotografia e rrallë e presidentes së re të Kosovës në moshën 23-vjeçare
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një fotografi e vjetër e presidentes së sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas betimit të saj para Kuvendit të Kosovës.Fotografia është shkrepur në vitin 1977, pikërisht në ditën e dasmës së saj, kur presidentja ishte vetëm 23 vjeçe.Imazhi, i cili ishte pjesë e arkivit të saj, u publikua më shumë se 10 vjet më parë nga revista “Teuta”, në kuadër të një interviste të realizuar me Shiroka-Pulën, ku ajo kishte rrëfyer emocionet dhe disa nga detajet e ditës së saj të martesës.Në fotografinë e rrallë, Justina Shiroka-Pula shihet në rininë e saj, duke pozuar së bashku me bashkëshortin e saj, Blerimin, si dhe me prindërit e tyre. Në atë intervistë, presidentja e re kishte kujtuar ditën e saj të veçantë, duke ndarë me lexuesit edhe disa detaje nga ceremonia e martesës dhe organizimi i dasmës.“Aktualisht janë duke u organizuar shumë dasma të bukura dhe madhështore, mirëpo në kohën kur unë jam martuar, dasma jonë ishte më e veçantë se dasmat e tjera, pasi para 40 vjetësh, dy familjet, Shiroka–Pula, kemi organizuar dasmë të përbashkët, për ç’gjë u jemi mirënjohës familjeve tona”, pati thënë presidentja në intervistë.Ndërkaq, Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidentja e re e Kosovës pas një periudhe të gjatë të ngërçit politik, ndërsa pas zgjedhjes së saj ajo dha edhe betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.