Skip to comments
Događaj u razvoju
Gerard mcgurk

​OSBE për Justina Shiroka-Pulën: Kosova vazhdon traditën e rëndësishme, zgjedhjen e një gruaje presidente

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.Përmes një deklarate, McGurk ka thënë se me zgjedhjen e presidentes së re përmbyllet procesi i formimit të institucioneve të Kosovës.Ai ka theksuar se Kosova ka zgjedhur sërish një grua në postin e presidentes, duke vlerësuar se kjo përbën vazhdim të një tradite të rëndësishme.“Ky shembull tani duhet të shtrihet në çdo fushë tjetër të jetës publike. Gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë në vendimmarrje dhe për mbrojtje më të fuqishme kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”, ka deklaruar McGurk.Ai ka thënë se OSBE-ja në Kosovë do të jetë partnere e presidentes Shiroka-Pula në adresimin e këtyre çështjeve.“Presidentja Shiroka-Pula do të gjejë një partner të përkushtuar tek OSBE Kosovë në përpjekjet e saj për të çuar përpara këto prioritete”, ka thënë ambasadori i OSBE-së.Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës në seancën e mbrëmshme të Kuvendit, në raundin e parë të votimit, me gjithsej 81 vota.Me zgjedhjen e presidentes së re, institucionet e Kosovës përmbyllën procesin e konstituimit pas zgjedhjeve parlamentare./Telegrafi.

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: ​OSBE për Justina Shiroka-Pulën: Kosova vazhdon traditën e rëndësishme, zgjedhjen e një gruaje presidenteFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.Përmes një deklarate, McGurk ka thënë se me zgjedhjen e presidentes së re përmbyllet procesi i formimit të institucioneve të Kosovës.Ai ka theksuar se Kosova ka zgjedhur sërish një grua në postin e presidentes, duke vlerësuar se kjo përbën vazhdim të një tradite të rëndësishme.“Ky shembull tani duhet të shtrihet në çdo fushë tjetër të jetës publike. Gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë në vendimmarrje dhe për mbrojtje më të fuqishme kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”, ka deklaruar McGurk.Ai ka thënë se OSBE-ja në Kosovë do të jetë partnere e presidentes Shiroka-Pula në adresimin e këtyre çështjeve.“Presidentja Shiroka-Pula do të gjejë një partner të përkushtuar tek OSBE Kosovë në përpjekjet e saj për të çuar përpara këto prioritete”, ka thënë ambasadori i OSBE-së.Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës në seancën e mbrëmshme të Kuvendit, në raundin e parë të votimit, me gjithsej 81 vota.Me zgjedhjen e presidentes së re, institucionet e Kosovës përmbyllën procesin e konstituimit pas zgjedhjeve parlamentare./Telegrafi.

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...