PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bedri hamzaLigji për Specialen, Hamza: Kuvendi mund t’i shfuqizojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare
2 min čitanja
Bedri hamza

Ligji për Specialen, Hamza: Kuvendi mund t’i shfuqizojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka komentuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës.Hamza ka thënë se Kuvendi dhe deputetët e kanë përmbushur përgjegjësinë e tyre, duke vlerësuar se ligji është miratuar në mënyrë të rregullt dhe procedurale.“Kuvendi e ka kry punën e vet, deputetët e kanë kry punën e vet. Një prej detyrave dhe përgjegjësive kryesore të Kuvendit është me aprovu ligje. Kuvendi aprovon ligje, ndërsa ata të cilët janë të detyruar me i zbatu, duhet me i zbatu ligjet”, ka deklaruar Hamza.Ai ka thënë se PDK-ja konsideron se ndryshimet ligjore janë miratuar në përputhje me procedurat dhe se ligji është i zbatueshëm.“Ne konsiderojmë që Kuvendi e ka aprovu ligjin në mënyrë të rregullt, procedurale dhe kam thënë që ligji është i zbatueshëm për të gjithë”, ka theksuar ai.Hamza ka përmendur edhe kompetencat e Kuvendit për ndryshimin e Kushtetutës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, duke argumentuar se institucioni ka të drejtë të ndërmarrë veprime të tilla në kuadër të kompetencave të tij.“Në të kundërtën, Kuvendi ka të drejtë edhe me ndërru Kushtetutën, edhe me i shfuqizu marrëveshjet ndërkombëtare, edhe me bë marrëveshje ndërkombëtare”, ka deklaruar Hamza.Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara u miratuan në Kuvend pas një periudhe protestash në Prishtinë, ku qytetarët kërkuan ndryshimin e këtij ligji./Telegrafi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka komentuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës.Hamza ka thënë se Kuvendi dhe deputetët e kanë përmbushur përgjegjësinë e tyre, duke vlerësuar se ligji është miratuar në mënyrë të rregullt dhe procedurale.“Kuvendi e ka kry punën e vet, deputetët e kanë kry punën e vet. Një prej detyrave dhe përgjegjësive kryesore të Kuvendit është me aprovu ligje. Kuvendi aprovon ligje, ndërsa ata të cilët janë të detyruar me i zbatu, duhet me i zbatu ligjet”, ka deklaruar Hamza.Ai ka thënë se PDK-ja konsideron se ndryshimet ligjore janë miratuar në përputhje me procedurat dhe se ligji është i zbatueshëm.“Ne konsiderojmë që Kuvendi e ka aprovu ligjin në mënyrë të rregullt, procedurale dhe kam thënë që ligji është i zbatueshëm për të gjithë”, ka theksuar ai.Hamza ka përmendur edhe kompetencat e Kuvendit për ndryshimin e Kushtetutës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, duke argumentuar se institucioni ka të drejtë të ndërmarrë veprime të tilla në kuadër të kompetencave të tij.“Në të kundërtën, Kuvendi ka të drejtë edhe me ndërru Kushtetutën, edhe me i shfuqizu marrëveshjet ndërkombëtare, edhe me bë marrëveshje ndërkombëtare”, ka deklaruar Hamza.Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara u miratuan në Kuvend pas një periudhe protestash në Prishtinë, ku qytetarët kërkuan ndryshimin e këtij ligji./Telegrafi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…