PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ShkupiShkupi sërish në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë
2 min čitanja
Shkupi

Shkupi sërish në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Po rikthehet ajri i ndotur në Shkup. Mbrëmë, kryeqyteti ishte ndër qytetet më të ndotura në botë. Të dhënat më të fundit tregojnë se sot indeksi i cilësisë së ajrit ka arritur në 80, duke e renditur kryeqytetin në zonën e ndotjes së lartë.Ambientalistët thonë se masat dhe rekomandimet për uljen e ndotjes përsëriten prej vitesh, por zbatimi i tyre mbetet i pamjaftueshëm.“Për hir të vërtetës, prej vitesh përsërisim të njëjtat rekomandime: duhet të bëhet kujdes me djegien e materialeve të papërshtatshme për ngrohje, sidomos në industri, pasi ato ndikojnë në rritjen e ndotjes. Njëkohësisht, duhet të subvencionohet përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje, si alternativë ndaj qymyrit mazutit dhe lëndëve të tjera ndotëse”, deklaroi Arianit Xhaferi, Ambientalist.Xhaferi thotë se përveç kontrollit të djegies së materialeve të papërshtatshme, nevojiten alternativa më të pastra për ngrohje dhe forcim i transportit publik. Zbatimi i vazhdueshëm i këtyre masave është thelbësor për përmirësimin e cilësive së ajrit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.Nga Ministria e Ambientit Jetësor thonë se posedojnë plan strategjik afatshkurtër që i referohet sezonit të ngrohjes gjatë dimrit. Në atë plan përfshihen masat që duhet t’i ndërmarrin institucionet qendrore dhe lokale mbi ruajtjen e ambientit dhe parandalimin e ndotjes së ajrit nga komponentët ndotës./Alsat/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Po rikthehet ajri i ndotur në Shkup. Mbrëmë, kryeqyteti ishte ndër qytetet më të ndotura në botë. Të dhënat më të fundit tregojnë se sot indeksi i cilësisë së ajrit ka arritur në 80, duke e renditur kryeqytetin në zonën e ndotjes së lartë.Ambientalistët thonë se masat dhe rekomandimet për uljen e ndotjes përsëriten prej vitesh, por zbatimi i tyre mbetet i pamjaftueshëm.“Për hir të vërtetës, prej vitesh përsërisim të njëjtat rekomandime: duhet të bëhet kujdes me djegien e materialeve të papërshtatshme për ngrohje, sidomos në industri, pasi ato ndikojnë në rritjen e ndotjes. Njëkohësisht, duhet të subvencionohet përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje, si alternativë ndaj qymyrit mazutit dhe lëndëve të tjera ndotëse”, deklaroi Arianit Xhaferi, Ambientalist.Xhaferi thotë se përveç kontrollit të djegies së materialeve të papërshtatshme, nevojiten alternativa më të pastra për ngrohje dhe forcim i transportit publik. Zbatimi i vazhdueshëm i këtyre masave është thelbësor për përmirësimin e cilësive së ajrit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.Nga Ministria e Ambientit Jetësor thonë se posedojnë plan strategjik afatshkurtër që i referohet sezonit të ngrohjes gjatë dimrit. Në atë plan përfshihen masat që duhet t’i ndërmarrin institucionet qendrore dhe lokale mbi ruajtjen e ambientit dhe parandalimin e ndotjes së ajrit nga komponentët ndotës./Alsat/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…