Elena kelmendiNjë legjendë shqiptare mes 50 filmave më të mirë në një garë botërore me afro 7 mijë pjesëmarrës - historia e “BESA”, filmit të realizuar me AI
2 min čitanja
Elena kelmendi
Një legjendë shqiptare mes 50 filmave më të mirë në një garë botërore me afro 7 mijë pjesëmarrës - historia e “BESA”, filmit të realizuar me AI
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një nga legjendat më të njohura të traditës shqiptare ka marrë formë krejtësisht të re përmes teknologjisë së inteligjencës artificiale. “BESA”, filmi i realizuar nga ekipi OLL KORRECT, i frymëzuar nga rrëfimi i Kostandinit dhe Doruntinës, ka arritur të futet në Top 50 të “Higgsfield Global Film Festival”, një prej garave ndërkombëtare që eksplorojnë potencialin e kinemasë së krijuar me inteligjencë artificiale.Nga mijëra projekte të dorëzuara në këtë kompeticion, “BESA” ka kaluar në fazën vendimtare të vlerësimit nga juria ndërkombëtare. Pjesë nga filmi "Besa"Foto: YouTubeFilmi garon në një festival me një fond total çmimesh prej 1 milion dollarësh, ku çmimi i parë është 500 mijë dollarë. Për ekipin shqiptar, megjithatë, rëndësia e këtij rrugëtimi nuk lidhet vetëm me garën dhe çmimet, por edhe me mundësinë për ta prezantuar një histori shqiptare përballë një audience ndërkombëtare.Në një intervistë për Telegrafin, krijuesit e filmit, Elena Kelmendi dhe Lirim Berisha, kanë rrëfyer se si lindi ideja për të sjellë pikërisht historinë e Kostandinit dhe Doruntinës në një festival të tillë, pse zgjodhën të përfaqësohen përmes një historie shqiptare dhe sa e vështirë ishte të ndërtohej një film i tërë me ndihmën e inteligjencës artificiale.“Nuk donim të përfaqësonim vetëm veten, por një histori shqiptare”, nis Elena.Për Kelmendin, zgjedhja e historisë së Kostandinit dhe Doruntinës nuk ishte një vendim i rastësishëm. Sipas saj, ekipi e ka menduar gjatë se çfarë duhej të sillte në një festival ndërkombëtar të këtij niveli dhe nëse do të mjaftohej me një ide që do t’i përfaqësonte vetëm ata si krijues, apo do të përpiqej të prezantonte diçka që lidhet drejtpërdrejt me identitetin shqiptar.“Për Kostandinin dhe Doruntinën nuk ka qenë vetëm një ide e zakonshme. E kemi menduar shumë gjatë se me çfarë duhet të marrim pjesë në një festival të tillë. A duam të përfaqësojmë vetëm veten tonë apo, në një festival ku nuk kisha besuar që do të merrnin pjesë shqiptarët, të ecim me diçka
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.