PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraZvicra voton për lehtësimin e eksporteve të armëve, reforma përplas politikën dhe mbrojtësit e neutralitetit
2 min čitanja
Lajme nga zvicra

Zvicra voton për lehtësimin e eksporteve të armëve, reforma përplas politikën dhe mbrojtësit e neutralitetit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Zvicra do të votojë më 29 nëntor për ndryshimin e rregullave që përcaktojnë eksportin e materialeve ushtarake, në një referendum që ka nxitur debat të fortë për industrinë e mbrojtjes, neutralitetin dhe politikën humanitare të vendit. Reforma, e mbështetur nga qeveria dhe shumica e partive të krahut të djathtë në parlament, synon t’i bëjë më fleksibile rregullat për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake drejt shteteve partnere. Sipas propozimit, materialet ushtarake mund të eksportohen edhe në shtete partnere që janë të përfshira në konflikte të armatosura, nëse një veprim i tillë është në përputhje me neutralitetin zviceran dhe interesat e politikës së jashtme dhe të sigurisë së vendit. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu që shtetet që blejnë materiale ushtarake zvicerane të mos jenë gjithmonë të detyruara të kërkojnë miratimin e Bernës për t’ia ritransferuar ato një shteti tjetër. Megjithatë, qeveria zvicerane do të mund ta kërkojë një deklaratë të tillë në raste të veçanta, për arsye të politikës së jashtme, neutralitetit ose sigurisë, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi Debati për Ukrainën dhe neutralitetin Çështja është bërë veçanërisht e ndjeshme që nga pushtimi rus i Ukrainës. Rregullat aktuale kanë shkaktuar përplasje mes Zvicrës dhe disa prej partnerëve të saj evropianë, përfshirë Gjermaninë, Spanjën, Holandën dhe Danimarkën, të cilat kanë kërkuar mundësinë për t’ia transferuar Ukrainës materiale ushtarake të prodhuara në Zvicër.Berna deri tani ka refuzuar autorizime të tilla. Edhe nëse reforma miratohet, eksportet e drejtpërdrejta të armëve nga Zvicra drejt Ukrainës do të mbeten të ndaluara, për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga ligji zviceran i neutralitetit. Përplasja politikeMbështetësit e ndryshimit argumentojnë se rregullat aktuale po e dëmtojnë industrinë zvicerane të armëve në një kohë kur vendet evropiane po rrisin shpenzimet për mbrojtje. Ata paralajmërojnë se kufizimet e rrepta mund t’i bëjnë kompanitë zvicerane më pak konkurruese dhe t

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Zvicra do të votojë më 29 nëntor për ndryshimin e rregullave që përcaktojnë eksportin e materialeve ushtarake, në një referendum që ka nxitur debat të fortë për industrinë e mbrojtjes, neutralitetin dhe politikën humanitare të vendit. Reforma, e mbështetur nga qeveria dhe shumica e partive të krahut të djathtë në parlament, synon t’i bëjë më fleksibile rregullat për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake drejt shteteve partnere. Sipas propozimit, materialet ushtarake mund të eksportohen edhe në shtete partnere që janë të përfshira në konflikte të armatosura, nëse një veprim i tillë është në përputhje me neutralitetin zviceran dhe interesat e politikës së jashtme dhe të sigurisë së vendit. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu që shtetet që blejnë materiale ushtarake zvicerane të mos jenë gjithmonë të detyruara të kërkojnë miratimin e Bernës për t’ia ritransferuar ato një shteti tjetër. Megjithatë, qeveria zvicerane do të mund ta kërkojë një deklaratë të tillë në raste të veçanta, për arsye të politikës së jashtme, neutralitetit ose sigurisë, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi Debati për Ukrainën dhe neutralitetin Çështja është bërë veçanërisht e ndjeshme që nga pushtimi rus i Ukrainës. Rregullat aktuale kanë shkaktuar përplasje mes Zvicrës dhe disa prej partnerëve të saj evropianë, përfshirë Gjermaninë, Spanjën, Holandën dhe Danimarkën, të cilat kanë kërkuar mundësinë për t’ia transferuar Ukrainës materiale ushtarake të prodhuara në Zvicër.Berna deri tani ka refuzuar autorizime të tilla. Edhe nëse reforma miratohet, eksportet e drejtpërdrejta të armëve nga Zvicra drejt Ukrainës do të mbeten të ndaluara, për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga ligji zviceran i neutralitetit. Përplasja politikeMbështetësit e ndryshimit argumentojnë se rregullat aktuale po e dëmtojnë industrinë zvicerane të armëve në një kohë kur vendet evropiane po rrisin shpenzimet për mbrojtje. Ata paralajmërojnë se kufizimet e rrepta mund t’i bëjnë kompanitë zvicerane më pak konkurruese dhe t

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…